Piskama e dites
Personi më i rrezikshëm është ai i cili dëgjon, mendon dhe vëzhgon.

- Bruce Lee

"Bashkë me fotosetin nga Mario Testino për numrin e Janarit të revistës V, këngëtarja shpirtërore me sharm djallzor dhe një fytyrë engjëllore flet për debutimin e albumit, kontrollimin e frikës, dhe për rrugën e vështirë deri tek majat e sukesit"  - V Magazine

 

image

 

Dua Lipa ka bashkëpunuar me fotografin e njohur të botës së modës, italianin Mario Testino. Zt. Testino është një mjeshtër i fotografisë së modës, ai ka bashkëpunuar me top aktorët, këngëtarët, artistët e politikanët e botës. Është Dua Lipa dhe italiani Mario Testino që na e sjellin këtë fotoset të bukur artistik, i cili zyrtarisht i përket numrit të Janarit të revistës "V Magazine". 

 

Ndër të tjera, Dua flet edhe për jetën e saj, në intervistën e plotë në anglisht dhënë intervistës.

 

image
image
image
image

 

Dua, madje, ka postuar foto nga ky fotoset, në faqet e saja në Facebook dhe Instagram.

 

Pink dreams for @vmagazine shot by @mariotestino 💕✨

A photo posted by DUA LIPA (@dualipa) on

Partia në pushtet në Serbi zotëron një ushtri të vogël, që lufton për të në internet. Me të krijohet një realitet paralel, në të cilin në Serbi të gjitha gjërat ecin si duhet dhe ku kritikët janë vetëm armiq të shtetit.

 

image

 

Kështjella, kështu e quan Marija "punëdhënësin" e saj të mëparshëm. Ajo qe angazhuar nga Partia serbe e Përparimit, e cila nën kryeministrin Aleksandar Vučić e drejton vendin gjithnjë e më shumë në të gjitha fushat në mënyrë autokratike. Prej kohësh ka pasur fjalë për një të ashtuquajtur ushtri "trollesh", personash që nxjerrin në internet në vazhdimësi komente false, të angazhuar në betejën e internetit.


Në forume, në komente dhe në rrjete sociale ata dalin të maskuar si "qytetarë normalë", të cilët brohorasin për qeverinë dhe shajnë kritikët. "Për mua qe e vështirë që ta bëja këtë, të fabrikoja afera të ndryshme, megjithëse e dija se bëhej fjalë për gënjeshtra", i tregoi Marija, e cila në të vërtetë quhet ndryshe, botimit serbisht të revistës Newsweek. Ajo është një ndër të paktat që ka folur për punën e saj si troll, edhe nëse e bëri këtë në mënyrë anonime. Ndoshta sepse Marija jeton sot jashtë vendit, e paarritshme edhe për krahun e gjatë të pushtetmbajtësve serbë.


Ajo që të frikëson në historinë e saj është para së gjithash niveli i organizimit - kontigjente trollesh ka në shumë qytete, zyra të fshehura, punë me turne dhe kapo, që vëzhgojnë gjithçka. Dhe ka para. "Të gjithë ne figuronim të punësuar si nëpunës civilë diku në administratën publike", pohon ajo. Paga: duke nisur nga 370 euro e lart, që i përgjigjet pagës mesatare në këtë vend të varfër ballkanik. "Puna si troll ishte për mua mbijetesa. Një punë për të qenë nuk gjeja dot, ky ishte burimi im i vetëm i të ardhurave."

 

Televizioni vjen i pari

 

Kryeministri popullor Vuçiç dhe partia e tij e Përparimit, erdhi pesë vjet më parë në pushtet dhe ka shënuar që atëherë vetëm fitore dërrmuese ndaj kundështarëve. Kjo në një kohë kur dora e fortë e Beogradit mblodhi në vitet nëntëdhjetë përvojë të mjaftueshme me propagandë dhe censurë. Në vitet e fundit të regjimit të Miloshevicit, kur pati shpërthyer lufta e Kosovës, nacionalisti luftarak Vučić ishte edhe ministër i Informacionit, një emërtim shumë thjeshtëzues. Sepse ajo që bënte ai ishin para së gjithash propaganda dhe censura. Por rikthimin në politikë me partinë e tij të re ai e festoi si politikan proevropian, i cili gjoja ka ndryshuar dhe që është i gatshëm të punojë ditë dhe natë për të mirën e popullit të tij. I parë me sytë e Brukselit, ai është një prototip i princit ballkanik, i cili para së gjithash bën një gjë - arrin rezultate.

 

image

 

Çelësi për popullaritetin e tij të pandërprerë janë stacionet televizive, që shihen në të gjithë vendin, thotë Mihailo Tesic. Eksperti i marketingut në Beograd kujton faktin që mesatarisht serbët vazhdojnë të rrinë pesë orë në ditë para televizorit dhe në sondazhe të ndryshme janë bërë disa herë kampionë bote. Nga ana tjetër, gjysma e popullatës e përdor internetin rregullisht, vetëm një e katërta informohet vetëm online, siç nxorri në pah një studim i qendrës kërkimore "Mendimi i ri politik i Serbisë".


"Interneti si kanal komunikimi është për qeverinë aq i rëndësishëm, sa e madhe është ushtria e saj e internetit", thotë Tesic në bisedë me DW. Nga kundërshtarët politikë dhe ata që mendojnë ndryshe kjo ushtri është zbuluar prej kohësh dhe ata tallen me të. Ajo i shërben në radhë të parë komentimit të teksteve në disa portale që ndiqen shumë. "Atje trollet duan të krijojnë përshtypjen se qytetarët e mbështesin pa rezerva politikën e qeverisë. Të tjerëve u mbetet vetëm të dorëzohen të demoralizuar", thotë Tesic.

 

Si lojë

 

Brenda për brenda, trupat e trollit i organizojnë aktivitetet e tyre si lojë, kjo dihet nga ata pak vetë që tregojnë. Ka disa platforma, ku drejtuesit e turnit ndajnë urdhërat dhe ku trollerat mund të shënojnë sa komente, pëlqej dhe tweet-e kanë postuar në to. Ato klasifikohen në bazë të sistemit të pikëve, prej të cilit varet vendi i tyre në hierarki si dhe paga. Megjithatë, komentet e trollereve mbeten shumicën e herëve pa fantazi. Veçanërisht i preferuar dhe i përdorshëm kudo është "Urime, Vucic". Punët e thjeshta e të fëlliqura teorikisht mund t'i kryejnë edhe bots, pra programe që hiqen sikur janë njerëz në internet. Por ato janë ende thjesht shumë budallaqe, për të shkruar si duhet në serbisht.


Fondacioni i Beogradit, Share, i cili studion mediet e reja thotë se në fillim "ne kujtuam se mediet sociale mund të jenë një themel i demokracisë, se e çlirojnë opinionin nga monopoli i informimit". Đorđe Krivokapić, drejtor i programit të fondacionit i thotë më tej DW: "Por kur nuk kemi liri në hapësirën reale, nuk mund të kemi as në atë digjitale." /Deutsche Welle Shqip

image

 

Edhe në kohët më të mira, qeveria e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me internetin.

 

Ankaraja vazhdimisht është përpjekur të kufizojë portalet e lajmeve dhe mediat sociale, si YouTube dhe Twitter gjatë periudhave të tensionit politik, apo thjesht për të bllokuar informacionin, kur mendon se ai është me përmbajtje fyese.

 

Tradicionalisht, bllokimet nuk zgjasin shumë dhe nuk kanë ndonjë efekt, pasi shumë njerëz në Turqi përdorin mjete të tilla si DNS ose Tor për të shmangur kufizimet.

 

Por pas ngjarjeve të fundit, si sulmi në klubin e natës Reina të Stambollit vrasja e ambasadorit rus Andrey Karlov, apo përpjekja për grusht shteti në korrik nga një fraksion i ushtrisë, qëndrimi i qeverisë së Erdoganit ndaj internetit është ashpërsuar në mënyrë të përhershme.

 

Analistët dhe organizatat e shoqërisë civile thonë se administrata e Erdoganit ka filluar të veprojë në mënyrë agresive për të kufizuar internetin si dhe aksesin e telefonisë celulare në internet. Për herë të parë, ajo nuk po shfaq shenja tërheqjeje.

 

Antipatia e zotit Erdogan ndaj internetit dhe mediave sociale nuk është e re.

 

"Tani ekziston një murtajë që quhet Twitter," tha ai në një tubim të vitit 2013. "Për mua, media sociale është kërcënimi më i rëndë për shoqërinë!"

 

Zoti Erdogan e ka quajtur Facebookun "imoral". Për të, YouTube është "një forcë gllabëruese". Ndërkaq, ai ka premtuar se do ta "zhdukë" Twitterin.

 

"Strategjia e Erdoganit është të demonizojë mediat sociale", thotë Zeynep Tufekçi, studiese e ligjit kibernetik në Universitetin e Karolinës së Veriut. "Kjo është një strategji e nxjerrjes së mediave sociale jashtë sferës së shenjtë, si përçarje e familjes, si kërcënim për unitetin dhe si një mjet i huaj që prish strukturën e shoqërisë," thotë studiuesja.

 

Departamenti amerikan i Shtetit ka mbajtur qëndrim kritik ndaj përpjekjeve të reja të autoriteteve turke për të bllokuar faqe të caktuara interneti apo disa portale dhe media sociale, duke i quajtur veprime të tilla si një cenim të fjalës së lirë.

 

Dhe në fakt, në të kaluarën, kufizime të tilla kanë qenë zakonisht jetëshkurtër, duke krijuar vetëm bllokime të përkohshme. /zeriamerikes.com

Pas sulmit të fundit terrorist në Stamboll, Turqia po vepron me ashpërsi të plotë kundër terroristëve të IS-it në Siri. Ndërkohë u shfaq një video-selfie e të dyshuarit në zemër të Stambollit.

 

image

 

Pas sulmit në një klub nate "Reina" në Stamboll, Turqia ka filluar të bombardojë objektiva të të ashtuquajturit "Shteti Islamik" në Sirinë veriore. Me raketa, tanke dhe avionë luftarakë ajo ka vënë në shënjestër më shumë se 150 objektiva, njofton agjencia e lajmeve, Anadolu. Në këto aksione janë vare 18 terroristë dhe janë plagosur 37 të tjerë. Ndërkohë lidhur me sulmin në Stamboll janë arrestuar në aeroportin e Stambollit dy të huaj, policia nuk e ka bërë të ditur nacionalitetin e tyre.

 

Të dhëna të reja për autorin e sulmit terrorist

 

Në Natën e Vitit të Ri një atentator hyri në klubin e natës Reina dhe qëlloi verbërisht ndaj njerëzve që festonin. Ndërkohë është shfaqur një video-selfie, e publikuar nga autoritetet turke, rreth 40 sekonda e gjatë, ku tregohet një burrë që ecën dhe filmon me celular veten dhe ambientin përreth. Duket se videoja është bërë në afërsi të sheshit Taksim, zemra e metropolit turk.

 

image

 

Sipas mediave turke, autori duket se ka luftuar më parë për IS-in. Ndërsa gazeta "Habertürk" ka shkruar se ai ka përdorur mitraloz, të tipit Kallashnikov, e për të mos humbur kohë me ndërrimin e municionit, ai ka përdorur dy tytat. Gjithsej janë përdorur 120 goditje. /Deutsche Welle Shqip

image

 

Mediumi i njohur botëror 'Daily Mail' bën të ditur se nata e ndërrimit të motmoteve 2016-2017 u festua në mënyrë të çmendur në të gjitha vendet e Britanisë së Madhe!

 

Për shumëkë, caku ishte dehje deri në humbje kontrolli. Shumë festa u kthyen në arenë grushtash, si në Manchester dhe Swansea (fotot më poshtë).

 

image
image image image image image image image image image image image image image image image image image image image image image image
 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com