Piskama e dites
Personi më i rrezikshëm është ai i cili dëgjon, mendon dhe vëzhgon.

- Bruce Lee
image

 

Më shumë protestues u bashkuan gjatë vikendit, si kundërpërgjigjje ndaj ndalesës së presidentit Trump që u bëri 6 shteteve muslimane për hyrje në SHBA.

 

Megjithkëtë, protestuesit sollën disa banerë shumë kreativ.

 

image
image image image image image image image image
image

 

Presidenti Trump i ironizoi qindra mijëra pjesëmarrës në marshimet e djeshme, që protestuan ndaj administratës së tij të re.

 

"I pashë protestat dje, por kisha përshtypjen se ne sapo fituam zgjedhjet. Pse nuk votojnë këta njerëz? Personat e famshëm e dëmtojnë kauzën e tyre", tha ai në një mesazh në Twitter nga Shtëpia e Bardhë.

 

Ikona e feminizmit, Gloria Steinem, Madonna, aktorja Scarlett Johansson dhe figura të tjera të njohura, morën pjesë në Marshimin e Grave në Uashington të shtunën, në shenjë proteste ndaj inaugurimit të zotit Trump, si president i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

 

Dy orë më pas, Presidenti Trump tha po në Twitter se "protestat paqësore janë një tipar dallues i demokracisë. Edhe nëse nuk jam gjithmonë dakord me ta, unë i respektoj të drejtat e qytetarëve për të shprehur pikëpamjet e tyre.

 

Presidenti Trump u krenua gjithashtu për numrin e atyre që kishin pare inaugurimin etij në televizion, duke shkruajtur:

 

“Shifrat për audiencën televizive sapo dolën: 31 milionë vetë e pane inaugurimin, 11 milionë më shumë sesa shifrat gjithashtu shumë të larta të para katër viteve më parë!”.

 

Shërbimi Nielsen që ndjek audiencat televizive tha se 30.6 milionë shikues panë ceremoninë e marrjes së pushtetit nga zoti Trump, në krahasim me 20.6 milionë që panë inaugurimin e dytë të ish-presidentit Barack Obama në vitin 2013, por kjo shifër ishte 19 për qind më e vogël sesa ajo prej 37.8 milionësh që panë inaugurimin e pare të zotit Obama në vitin 2009. Më shumë amerikanë shohin inaugurimin e një presidenti të ri, me shifrën më të lartë ndonjëherë - 41.8 milionë – të regjistruar në vitin 1981 kur Ronald Reagan bëri betimin për mandatin e tij të parë.

 

PresidentiTrump, tha të shtunën në vizitën e tij në CIA, se media gënjeu për numrin e pjesëmarrësve në inaugurim. Disa organe mediash në Shtetet e Bashkuara botuan fotografi ku pjesë të mëdha të Shëtitores Kombëtare, ishin të zbrazëta në inaugurimin e tij. Ata i vunë këto fotografi përkrah fotografive të vitit 2009, ku shëtitorja ishte mbushur me njerëz që kishin ardhur për betimin e zotit Obama.

 

Zyrtarët amerikanë nuk bëjnë llogaritje zyrtare të pjesëmarrësve, por presidenti i ri tha se turma e së premtes fillonte tek Capitoli ku ai bëri betimin deri në Monumentin e Uashingtonit, që nderon presidentin e parë amerikan, George Washington. Pretendimi i tij nuk është i vërtetë.

 

Zoti Trump tha se media gënjeu.

 

Më pas foli edhe Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.

 

"Ishte audienca më e madhe ndonjëherë në një inaugurim, përfshirë pjesëmarrësit dhe audiencat në gjithë globin”, tha ai.

 

Gjatë gjithë fushatës së tij, zoti Trump ka denigruar median për shkrimet ndaj tij. Për javë të tëra pas zgjedhjeve, ai nuk i pranoi përfundimet e komunitetit të zbulimit, se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhje, në përpjekje për ta ndihmuar atë të fitojë. Vetëm pak para inaugurimit, ai pranoi se Presdenti rus kishte urdhëruar sulmin kibernetik në kompjuterin e kreut të fushatës së Hillary Clintonit, John Podesta. /zeriamerikes.com

Parlamenti i Gjermanisë ka votuar që të lejoj komsumimin e kanabisit për qëllime mjeksore. Kjo çështje ka qenë pikë e nxehtë debati në vend për një kohë të gjatë, njofton Deutsche Welle

 

image

 

Sot, anëtarët e parlamentit të Gjermanisë kanë votuar unanimisht për legalizimin e përdorimit të marijuanës medicinale.

 

Marlene Motler, komisionere për drogat në qeverinë gjermane, kishte lobuar për këtë vendim i cili u mundëson pacientëve të blejnë kanabis në barnatoret lokale me recetë nga mjeku.

 

"Ky është lajm i mirë për të gjithë pacientët që kanë pritur kaq gjatë," ka thënë Mortler.

 

image

 

Mjekët kanë konstatuar se nga marijuana më së shumti mund të përfitojnë të sëmurët me kancer, pas kemoterapisë, dhe poashtu besohet se bari ndihmon luftën lundër mungesës së apetitit dhe humbjes së peshës që përjetojnë disa pacientë me tumore. Poashtu, kanabisi mund të lehtësoj simptomat e sklerozës.

 

Partitë opozitare në Gjermani si të Gjelbrit dhe Partia e Majt kanë luftuar gjatë për këtë legalizim.

 

Në shtetet si Franca, Kanada edhe disa shtete të SHBA-ve, porositja e kanabisit me recetë të mjekut tashmë është e mundshme.

 

Në Gjermani, kostoja e lules së kanabisit dhe ekstrakteve të tij do të mbulohet nga sigurimi shëndetësor për pacientët të cilët nuk kanë tjetër mundësi tretmani. /Deutsche Welle

Shitësit e ushqimit po pretendojnë të ulin përdorimin e plastikës duke hequr etiketat ngjitëse në pemë dhe perime, duke përdorur shënime laserike.

 

image

 

Largimi i etiketave tradicionale nga pemët dhe perimet do të bëjë kursime të mëdha në plastikë, energji dhe emetim të CO2.

 

Duke iu përgjigjur kërkesës së konsumatorëve për më pak paketime plastike, furnizuesi holandez i pemëve dhe perimeve 'Nature & More' dhe rrjeti i supermarketeve suedeze 'ICA', kanë bashkuar forcat për të zëvendësuar etiketat tradicionale prej plastike, me shënime laserike.

 

E ashtuquajtur si 'brendim natyral' kjo teknikë përdor dritë të fortë për të larguar pigmentin nga lëkura e frutave. Shënjimi është i padukshëm kur lëkura të hiqet dhe nuk afekton kualitetin e ngrënjes.

 

"Duke përdorë brendimin natyral në të gjitha avokadot organike që do të shesim për 1 vit, ne do të kursejmë 200km plastikë me gjërësi 30cm. Nuk është kursim aq i madh, megjithatë është e mirë për ambientin," tja Peter Hagg, menagjer biznesi në rrjetin e dyqaneve suedeze ICA.

 

image

 

burimi: theguardian.com

 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com