Piskama e dites
Personi më i rrezikshëm është ai i cili dëgjon, mendon dhe vëzhgon.

- Bruce Lee

Shemika Charles është vajza në video, e cila ndryshet njihet edhe si 'Mbretëresha Limbo'. Ajo kalon tërë veturën nga poshtë, duke mos derdhur asnjë pikë nga gotat e mbushura.

 

image

 

Autoritetet amerikane të emigracionit arrestuan qindra imigrantë që jetojnë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara në të gjithë vendin këtë javë në bastisje në disa shtete. Autoritetet thonë se operacionet ishin rutinë dhe nuk kishin lidhje me urdhrat e fundit ekzekutivë të nënshkruar nga presidenti Donald Trump. Megjithatë, vetë presidenti Trump shkruajti në Twitter sot se masat ndaj kriminelëve që janë imigrantë të paligjshëm, janë “thjesht mbajtja e premtimit” që ai bëri gjatë fushatës.

 

Bastisjet kishin si objektiv kapjen e imigrantëve të paligjshëm që kanë kryer krime, sipas zyrtarëve të agjencisë federale për Imigracionin dhe Doganat.

 

Agjentët i kryen bastisjet në të paktën gjashtë shtete, përfshirë në qytete si Atlanta, Çikago, Nju Jorku dhe Los Anxhelesi. Në Los Anxheles. u arrestuan më shumë se 160 persona gjatë javës.

 

Duke folur për gazetarët të premten pas një vizite dy-ditore në kufirin jugor, Sekretari amerikan për Sigurinë Kombëtare John Kelly tha se autoritetet thjesht po zbatojnë ligjin.

 

“Para së gjithash ata nuk po arrestojnë njerëzit në masë. Njerëzit që agjentët kanë kapur janë të paligjshëm dhe mund të kenë kryer krime. Mora sot pjesë në dy kontrolle para orës 6.00 të mëngjesit; shkuam në një shtëpi, trokitëm në derë dhe morëm një individ shumë të keq, një mashkull në paraburgim. Pastaj shkuam në një shtëpi tjetër dhe agjentët morën dy njerëz – të parin kishin kohë që e kërkonin dhe doli që edhe personi i dytë kishte shkelur ligjin. Pra, në të gjitha këto natyrisht agjentët po zbatojnë ligjin”.

 

Por grupet për të drejtat e imigrantëve thonë se agjentët po kapin njerëz të shumtë kudo në vend, për shkak të zbatimit të intensifikuar, në përputhje me urdhrat e presidentit Trump. Agjencia për Imigracionin dhe Doganat i quajti veprimet e fundit thjesht një “rritje në zbatimin e ligjit” dhe nuk ndryshon nga veprimet e ndërmarra në të kaluarën.

 

Bastisjet kanë rezultuar në protesta të shumta në të gjithë vendin, duke përfshirë qytetin e Austin-it të Teksasit, në të cilin vlerësohet se gjenden rreth 100 mijë emigrantë pa dokumenta si pjesë e popullsisë së qytetit.

 

Zoti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv muajin e kaluar për të kërkuar rreth 11 milionë imigrantët pa dokumenta që jetojnë në vend. /zeriamerikes.com

Pop divat Jennifer Lopez, Adele dhe Rihanna morën vëmendjen me veshjet e tyre në paraqitjen e "Grammy Awards" të Dielen.

 

Zonjat u parqitën shumë ndryshe nga njëra-tjetra por sollën shkëlqim atë mbrëmje në Los Angeles, në natën më të madhe muzikore.

 

Lopez, 47 vjeçe, tregoi këmbën nga një fustan që i shkonte deri në fyt, derisa Adele dukej shumë pozitive me një të gjelbër ulliri.

 

Rihanna solli pak "citrus" me kombinimin zi dhe portokalli.

 

image
image
image

 

Paraqitje karizmatike patën edhe Katy Perry dhe Lady Gaga.

 

image
image
image image image image image image image

 

foto: Getty Images

image

 

Presidenti Donald Trump thotë se megjithëse e “respekton” Presidentin rus Vladimir Putin, ata mund të mos kenë domosdoshmërisht një marrëdhënie të mirë.

 

Në një intervistë për televizionin Fox News, presidenti Trump tha se “është më mirë të kesh marrëdhënie pozitive me Rusinë dhe nëse Rusia na ndihmon në luftën kundër ISISI-it, një luftë madhore dhe në atë ndaj terrorizmit islamik kudo në botë, do të ishte diçka e mirë”. Por ai shtoi se nuk e di nëse do të merret vesh me të.

 

I pyetur për mizoritë e kryera nga zoti Putin në të kaluarën dhe se si mund ta respektonte presidenti Trump atë, duke njohur historinë, zoti Trump e krahasoi Rusinë me Shtetet e Bashkuara.

 

Presidenti Trump tha se edhe në Shtetet e Bashkuara ka plot vrasës. “Si mendoni ju, se vendi ynë është aq i pafajshëm?” tha ai sipas disa pjesëve të intervistës që Fox News i publikoi, para transmetimit të plotë të saj pas disa orësh.

 

Kreu i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell, iu përgjigj këtyre komenteve në një intervistë për CNN-in, duke thënë se “nuk ka asnjë barazvlerë” mes Shteteve të Bashkuara dhe Putinit. /zeriamerikes.com

image

 

Kompanitë e mëdha amerikane, për transmetim të reklamave të tyre gjatë finales së madhe të Super Bowl, paguajnë deri në $170.000 për sekond!

 

Më poshtë janë reklamat më të mira deri më tani, që do të shfaqen nëpër ekranet televizive amerikane.

 

 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com