Piskama e dites
Personi më i rrezikshëm është ai i cili dëgjon, mendon dhe vëzhgon.

- Bruce Lee
image

 

Artisti i famshëm dhe anonim Banksy ka hapur dyert e hotelit të tij "Walled Off Hotel". Hoteli 10 dhomësh gjindet në Betëlhem të Palestinës dhe fillon të praoj rezervime prej 11 Marsit dhe premton "pamjen më të keqe të botës". Përderisa përmes dritareve të hotelit nuk shihet gjë, artisti është përkujdesur që dhomat e hotelit të dekorohen me vepra të tija origjinale.

 

30€ kushton nata në këtë hotel.

 

image
image image image image image image image image image image image image image image image image
image

 

Vdekjet e shkaktuara nga mbidoza e heroines në Shtetet e Bashkuara u katërfishuan nga viti 2010 deri në 2015-ën, sipas një raporti të ri.

 

Qendra Kombëtare për Statistikat Shëndetësore thotë se kishte 12 mijë e 989 vdekja nga mbidoza me heroine në vitin 2015. Në vitin 2010, numri ishte 3,036. Në përqindje, heroina shkaktoi 8 për qind vdekje nga mbidoza me heroine në vitin 2010 ndërsa tani përbëjnë 25 për qind të vdekjeve.

 

Qendra përmend rënien e çmimeve dhe rritjen e përqendrimit të saj për rritjen e numrit të vdekjeve.

 

Përveç kësaj, ekspertët thonë se ata besojnë se edhe epidemia e opioidëve shkaktuar nga ilaçet me recetë për lehtësimin e dhimbjes, mund të jetë duke i shtyrë njerëzit të përdorin heroinën që kushton shumë më pak.

 

"Shanset janë 40 për qind më të larta që të përdorësh heroine nëse fillon me ilaçet për dhimbjet”, i tha Rich Hamburg, nënpresidenti ekzekutiv për organizatën jofitimprurëse “Trust for America’s Health”, agjencisë së lajmeve Reuters.

 

"Heroina është pjesë e problemit më të gjerë të abuzimit me drogën”, shtoi ai.

 

Shtetet me përqindjen më të lartë të vdekjes nga mbidozat në vitin 2015, ishin Virxhinia Perëndimore, Nju Hampshër, Kentaki dhe Ohajo, sipas studimit. /zeriamerikes.com

Në malet perendimore të Mongolisë, një grup i vogël nomadësh vazhdojnë praktikën antike të gjuetisë me shqiponja. Pjesëtarët e fisit Burkitsh janë gjuetarët e mbetur të kësaj gjuetie të cilët po bëjnë ç'mos që kjo traditet të përcillet ndër gjenerata.

 

Ky hulumtim klinik është zhvilluar nga shkencëtarët më të shquar të Universitetit të Stanfordit. Njerëzit me paralizë mund të "shkruajnë" në kompjuter duke dhënë komanda nga truri i tyre.

 

image

 

Një ekip astronomësh ndërkombëtarë, që përdorën disa teleskopë tokësorë dhe të hapësirës, kanë zbuluar shtatë planete sa madhësia e Tokës në një sistem vetëm 40 vite drite larg.

 

Ujë, ujë kudo

 

Shtatë planetet, sipas një deklarate për shtyp, “kanë sasi të mëdha uji pak a shumë të ngjashme me Tokën."

 

Sipas shkencëtarëve, temperaturat në planetet “janë mjaftueshëm të ulta për të bërë të mundur ujin likuid në sipërfaqe..." ndërsa planetet janë një habitat i shkëlqyer.

 

Michael Gillon, i Institutit STAR në Universitetin Liège në Belgjikë, është autori drejtues i studimit. Gillon tha se është i entuziazmuar nga rezultatet. "Ky është një sistem i mrekullueshëm planetar – jo vetëm se zbuluam shumë planetë, por pasi ata janë të gjithë të ngjashëm me madhësinë e Tokës!"

 

Rezultatet e studimit janë publikuar në numrin e sotëm të revistës Nature.

 

Yje xhuxhë. Kush e dinte?

 

Planetet u zbuluan duke lëvizur në orbitën e një ylli të vogël të quajtur TRAPPIST-1.

 

Ai është i ngjashëm me një tjetër yll xhuxhr, Proxima Centauri, që është vetëm 4.2 vite larg nga Toka. Ai bëri lajm vitin e kaluar kur shkencëtarët zbuluan një planet të ngjashëm me Tokën, që e quajtën Proxima b, në orbitën e tij.

 

Këta planetë të ngjashëm me Tokën nuk janë çudi për Alan Boss, një astrofizikant që foli me Zërin e Amerikës rreth planetit Proxima b pak muaj më parë. Ai tha atëherë se mund të ketë deri në "1.2 habitate si Toka për secilin yll." /zeriamerikes.com

 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com