Piskama e dites
Personi më i rrezikshëm është ai i cili dëgjon, mendon dhe vëzhgon.

- Bruce Lee
image

 

Aplikacionet e telefonave inteligjentë Android përdorin dhe shkëmbejnë të dhënat personale të përdoruesve, thuhet në një studim të ri të realizuar nga Universiteti Virginia Tech.

 

Ky është studimi i parë për "komunikimin mes aplikacioneve dhe tregtisë së informacionit".

 

Studiuesit thonë se ka dy lloje kërcënimesh: viruset e llojit “malware” dhe aplikacionet të cilat përdorin bashkëpunimin mes tyre për të mbledhur të dhënat personale të përdoruesve. Në lidhje më këtë të fundi, ata thonë se nuk janë të sigurtë nëse kjo është bërë qëllimisht nga krijuesit e aplikacioneve.

 

Studimi përshkruan një skenar të rrjedhjes së informacionit, duke thënë, për shembull, se një aplikacion që shërben si elektrik dore mund të punojë me një aplikacion tjetër për të zbuluar informacione të përdoruesit, si listën e kontakteve apo vendndodhjen.

 

Ekipi i studiuesve në më shumë se tre vjet ka analizuar mbi 100.000 aplikacione nga Google Play, si dhe rreth 10.000 aplikacione të prekura nga viruse të llojit “malware”. /zeriamerikes.com

image

 

Dizajnuar nga Zaha Hadid Architects, zyrat e reja Diminion përbëhen nga një godinë shtatë katëshe që ngritet mbi çarkun Yuzhnoportovy të Moskvës, e cila në vete fsheh një ambient dramatik bardh e zi.

 

Godina, ndër të tjera, ofron hapësira pune për kompani të vogla në treg dhe të mesme.

image
image
image
image
image
image
image

 

Viktimat e goditjeve në tru përballen shpesh me vite të tëra terapie fizike, nëse mund të gjejnë një terapist të kualifikuar. Tani, një shpikës portugez ka krijuar një program kompjuterik që jep terapi të një cilësie të lartë, të monitoruar prej së largu.

 

Alvaro është viktimë e goditjes në tru dhe po mëson të ecë përsëri. Ai ka qasje ndaj një terapie të cilësisë së lartë, përmes kompjuterit.

 

"Krijuam një terapi dixhitale që funksionon njësoj sikurse të të japë këshilla një terapist. Ne fillojmë duke analizuar, dixhitalizuar lëvizjet e pacientit që i përdorim si referencë për lëvizjet normale. Më pas e hedhim këto të dhëna në një tabletë ku terapisti dixhital jep këshilla për pacientin", thotë Virgilio Bento, i kompanisë "Sword System".

 

Ajo quhet SWORD, (bashkimi i shkronjave të fjalëve Stroke Wearable Operative Rehabilitation Device), dhe funksionon përmes përdorimit të sensorëve të lëvizjes që pacientët i vendosin në trupat e tyre.

 

Një program tablete që i drejton pacientët në stërvitjet e rehabilitimit dhe regjistron përparimin e tyre.

 

"Mes stërvitjeve ka gjithmonë një pushim të vogël që lejon rikuperimin dhe është nxitje kur në fund të çdo ushtrimi del rezultati, sa herë e bëre lëvizjen, sa medalje ke fituar, pra është si një farë loje që nuk e ndjen" , thotë Alvaro.

 

Krijuesit thonë se programi ndihmon në zgjidhjen e problemit të mungesës së terapistëve të kualifikuar, dhe lejon qasje ndaj terapisë në çdo kohë të ditës.

 

Shpikësi portugez po punon tani për një version amerikan të programit dhe po përgatitet ta hedhë atë në tregun amerikan. /zeriamerikes.com

image

 

Një peticion që bën thirrje për përsëritjen e ndeshjes Barcelona - PSG në Champions League, ka mbledhur 145.000 nënshkrime deri më tani.

 

Gjyqtari i ndeshjes Deniz Aytekin ishte kritikuar ashpër për performancën e tij, duke akorduar kështu dy penallti për Bacelonën.

 

Derisa shumë futbolldashës nga e tërë bota janë të frustruar me rezultatin 6-1, njëri prej tyre Luis Melendo Olmedo ka organizuar peticion online në faqen e njohur Change.org, i cili bën thirrje që ndeshja e zhvilluar në Camp Nou të riluhet përsëri.

 

Sipas organizatorit Olmedo, ekipi francez "PSG u dëmtua rëndë nga gjyqtari i ndeshjes Deniz Aytekin i cili i dha Barcelonës përparësi përmes vendimeve të tij".

 

Caku për mbledhjen e nënshkrimeve është caktuar në 150.000 sosh dhe interesim i madh vjen nga e gjithë bota.

 

burimi: Goal.com

Kjo është shtëpia e parë e banueshme e "ndërtuar" përmes teknologjisë 3D. Kompania Apis Cor është e specializuar për ndërtimin e shtëpive duke përdor 3D teknologjinë. Në bashkëpunim me disa kompani të tjera, Apis Cor na e sjell të ndërtuar shtëpinë e parë në botë përmes 3D-së.

 

 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com