Piskama e dites
"AS NË ËNDËRRAT E MIJA MË TË ÇMENDURA, NUK DO TA IMAGJINOJA NJË JETË MË TË MIRË"

- Hugh Hefner, 9 Prill 1926 - 27 Shtator 2017

Sokol Balla nga emisioni "Top Story" është pritur në rezidencën e presidentit turk për intervistë. Ndër të tjera, Recep Tayyip Erdoğan ka folur për shumë çështje që lidhen me shqiptarët.

image

 

Kohët e sotme, për shkak të mediave sociale, njerëzit kanë vështirësi të dallojnë se cilët lajme që ata lexojnë janë të vërteta dhe se cilët janë të rreme.

 

Në konferencën e tij të parë për shtyp zoti Trump, në atë kohë president i zgjedhur, përdori fjalët “lajme të rreme”. Që atëhere termi u bë më i zakonshëm dhe presidenti Trump ka akuzuar shpesh mediat e njohura amerikane për publikimin e lajmeve të rreme. Këto akuza akuza ai shpesh i bën në faqen e tij të Twitter-it.

 

Edhe pse shumica e lajmeve janë të sakta, përmes mediave sociale shpërndahen shumë informacione të rreme.

 

Por nga vijnë këto lajme të rreme?

 

Duket se një vend i vogël evropian, Maqedonia, është një qendër e lajmeve të rreme. Një titull i një lajmi jo të vërtetë të kohëve të fundit, “Presidenti Trump nënshkruan një ligj për udhëtim pa viza për Maqedoninë”, krijoi mjaft reagime në vend. Zëri i Amerikës pyeti ambasadorin e Maqedonisë në Uashington nëse ky lajm ishte i vërtetë:

 

“Për fat të keq ky lajm nuk është i vërtetë. Shumë qytetarë kanë telefonuar ambasadën tonë në Uashington për të konfirmuar nëse kjo është e vërtetë, apo jo. Për momentin ky vendim nuk është i vërtetë dhe është pjesë e të ashtuquajturave “lajme të rreme’”, thotë ambasadori i Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara, Vasko Naumovski.

 

Sipas drejtorit të Shkollës së Medias të Universitetit “George Washington”, Frank Sesno, mediat sociale janë versioni modern i fqinjëve që bëjnë thashetheme në lagje – por me ndikim shumë më të gjerë:

 

“Lajmi i rremë nuk është një lajm që dikujt nuk i pëlqen, nuk është sensacional, dhe as një shkrim i keq, apo një analizë e dobët. Lajmi i rremë është qëllimish i pasaktë dhe mashtrues”, - thotë profesor thotë Frank Sesno.

 

Ai thotë se lajmet e rreme gjenden kudo dhe se njerëzit duhet të marrin përgjegjësinë për të zbuluar se çfarë informacioni është i pasaktë dhe çfarë nuk është; kjo përgjegjësi bie dhe tek kompanitë e mediave sociale.

 

“Google dhe Facebook dhe kompanitë e mediave sociale do të duhet të pranojnë një lloj përgjegjësie, sepse ato nuk janë një kanal neutral informacioni ku të gjitha informacionet janë të besueshme. Nëse lajmet janë një mjet që nxisin urrejtje, kompanië e mediave sociale kanë përgjegjësi; tani ato kanë pranuar se diçka duhet bërë” - shton gazetari Sesno.

 

Zoti Sesno sugjeron se mediat e përgjegjshme duhet të kontrollojnë faktet e atyre të papërgjegjshme, që përpiqen të përhapin informacion të pasaktë. /zeriamerikes.com

image

gjatë inaugurimit të Organizatës Evropiane për Hulumtime Nukleare (European Organization for Nuclear Research - CERN), në Meyrin afër Gjenevës, Zvicërr.

 

Pas incidenteve të mëdha në disa uzina bërthamore të botës, presioni i publikut çoi në thuajse braktisjen e kësaj teknologjie. Por, prodhuesit thonë se reaktorët bërthamorë të gjeneratës së re janë shumë më të sigurtë dhe se përdorimi i tyre ul ndjeshëm ndotjen e ajrit që shkakton ngrohjen globale.

 

Shembja e një tuneli me mbetje radioaktive në një objekt të shtetit Uashington, ku dikur prodhohej plutonium për armët bërthamore, ringjalli shqetësimet për teknologjinë e vjetëruar bërthamore.

 

“Askush nuk e di se për sa kohë ka qenë i hapur tuneli. Ata thonë se asgjë nuk ka dalë prej andej, por kjo është gënjeshtër”, thotë Lonnie Rouse, ish-punonjës në këtë zonë.

 

Në momentin e shembjes nuk pati persona të pranishëm, prandaj askush nuk u ekzspozua ndaj rrezatimit. Por, autoritetet pranojnë se shumë prej uzinave të vjetra bërthamore kanë degraduar përtej pikës së riparimit.

 

“Do të bëjmë një studim për të kuptuar si ndodhi dhe si ta parandalojmë në të ardhmen. Për më tepër, duhet të mendojmë se si t’i menaxhojmë këto mbetje”, tha Sekretari i Energjisë, Rick Perry.

 

Duhet shumë kohë dhe fonde për të zbatuar masa të rrepta sigurie gjatë pastrimit të ish-reparteve bërthamore, dekontaminimit të zonës, si dhe depozitimit të sigurtë të mbetjeve bërthamore.

 

Në Itali, 30 vjet pasi qeveria vendosi të mbyllë të katër centralet e saj bërthamore, puna ende vazhdon në ish uzinën Garigliano.

 

“Synimi është të arrijmë të ashtuquajturën ‘fushë të gjelbër, pra ta lëmë zonën të disponueshme për ndërtim apo aktivitete civile”, thotë Alessandro Dodaro, i Autoritetit Bërthamor të Italisë.

 

Në Kinë, gjenerata e re e stacioneve bërthamore shikohet si zgjidhja më e mirë për problemin madhor të ndotjes së ajrit. Gjatë një ekspozite në Pekin, kompani kineze dhe ndërkombëtare konkuruan duke paraqitur teknologjinë e tyre më të fundit.

 

“Ka presion të jashtëzakonshëm për të ulur ndotjen dhe zgjidhja më e mirë është zhvillimi i energjisë së pastër. Energjia bërthamore, si një ndër energjitë kryesore të pastra, ka avantazhin e saj. Ajo është më e qëndrueshmja dhe mund të ofrojë elektricitet 24 orë në ditë”, thotë Zhang Huazhu, i Shoqatës Kineze të Industrisë së Energjisë Bërthamore.

 

Sidoqoftë, pas incidentit të vitit 2011 në Fukushima të Japonisë, publiku në Kinë, ashtu si në Itali, është ende i shqetësuar për sigurinë.

 

“Jemi gjithnjë të shqetësuar, megjithëse centrali nuk funksionon më”, thotë Rodolfo Tirimbo, banor në zonën pranë uzinës Garigliano.

 

Ekspertët e energjisë bërthamore thonë se një mundësi për të zbutur shqetësimet ndaj energjisë bërthamore do të ishin ndoshta uzinat që pluskojnë në det, larg zonave të banuara. /zeriamerikes.com

Kampusi i ri i Apple në Cupertino, quhet "Apple Park", i cili ishte planifikuar të hapet për të punësuarit në Prill 2017, por nuk është bërë ndonjë njoftim nga kompania gjatë këtij muaji dhe ne jemi në mes të muajit Maj.

 

Megjithatë, shumica e ndërtimit tashmë ka përfunduar mbi sipërfaqen prej 175 hektarëve, dhe duke ju falenderuar videograferit Matthew Roberts, mund ta shikoni procesin e ndërtimit të kampusit nga Qershori i vitit 2016 deri tani, në format të mirë - madje 4K rezolucion.

 

Roberst me kujdes kishte filmuar kampusin e ri të Apple gjatë vitit 2016, me dronin e tij Phantom 3 Pro, dhe në këtë video ka përmbledhur momentet më të bukura në 6 minuta video.

Ngjarja ndodhi në pasditen e 1 Majit, kur Qendra Policore Emergjente mori informatën se afër fshatit Erala një veturë Opel është në arrati dhe dyshohet se shoferi është nën ndikimin e drogës. Patrolla policore kishte gjetur veturën e dyshuar dhe i kishte dhënë sinjalin e ndalimit, por vetura Opel nuk ndaloi, derisa patrolla tjetër reagoi duke vendosur rripin me gjemba në rrugë, përpara veturës.

 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com