Piskama e dites
Personi më i rrezikshëm është ai i cili dëgjon, mendon dhe vëzhgon.

- Bruce Lee
image

 

3 udhëtare të kompanisë "British Airways" patën 'fluturimin e jetës' pasi kuptuan se janë udhëtaret e vetme në aeroplan.

 

Lawrie-Lin Waller, 33, tha se ajo dhe shoqet e saj janë akomoduar në klasë biznesi në aeroplan, dhe se janë shërbyer me shampanjë derisa kanë bërë foto me kapitenin e ekuipazhit.

 

Në udhëtimin e tyre prej Gjibraltarit deri në Londër me 17 Dhjetor, shoqet e saj Laura Stevens, 34, dhe Sarah Hunt, 35, u kënaqën me ushqimin e shërbyer tre herë gjatë udhëtimit.

 

Zonja Waller tha: "Nuk do ta përjetojmë këtë kurrë më".

 

Ajo shoti se aeroplani i tyre ishte vonuar, por kur arritën në aeroportin e Gjibraltarit të gjithë kishin fluturuar me avionin e mëhershëm.

 

image
image

 

Kapiteni i ekuipazhit u kishte thënë pasagjereve se asnjëherë gjatë karrierës së tij nuk kishte fluturuar me vetëm 3 pasagjere!

 

burimi: bbc.com

Autoritetet në Filipine kanë arrestuar gjashtë njerëz pas një zbulimi masiv të metamfetaminës në një lagje në perideri të kryeqytetit Manila. Së paku dy nga të dyshuarit besohet të jenë kinezë, bën të ditur Deutsche Welle.

 

image

 

Agjentë të Byrosë Hulumtuese Kombëtare të Filipineve kanë gjetur 560 kilogramë substancë të llojit "meth", të Premten pas një bastisje të një shtëpie dhe një veture në Manila.

 

"Ne kemi vëzhguar shtëpinë për më shumë se një muaj, pasi një informator erdhi dhe na tregoj për tregëtinë e madhe me drogë në këtë pjesë," tha shefi i policisë së qarkut Romulo Sapitula.

 

Policia arrestoi katër të dyshuar në veturën e ngarkuar me 100kg metamfetaminë të dyshuar, dhe dy të dyshuar tjerë në shtëpi, të cilët besohet se janë kinezë.

 

Burrat e arrestuar e kanë mohuar pronësinë e drogës, tha Sapitula. Zyrtarët dyshojnë se droga është prodhuar diku tjetër dhe është vendosur në shtëpi për shpërndarje.

 

Kjo kapje e madhe duket të jetë ndihmesë për presidentin e vendit Rodrigo Duterte. Çasja e tij brutale duke targetuar dilerë droge dhe përdorues ka bërë që mbi 6.0000 persona të humbin jetën.

 

burimi: Deutsche Welle

image

 

Silicon Valley në Kaliforni, e njohur si qendër globale e novacionit të teknologjisë së lartë, është edhe një shembull suksesi për imigrantët. Në vitin 2013, dy kompani të reja të themeluara nga imigrantë ishin mes të pesë kompanive më të mëdha në Silicon Valley për nga kapitali që mblodhën. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Saqib Ul Islam i hedh një vështrim suksesit që të sapoardhurit në Amerikë kanë gjetur në industrinë e teknologjisë.

 

Silicon Valley në Kaliforni ofron një platformë ku ëndrrat mund të kthehen në realitet. Për shumë imigrantë, ardhja në Amerikë është objektiv më vete. Të tjerët ëndërrojnë më shumë.

 

Qasar Younis është një shembull i tillë. Sot, ai është një nga drejtuesit e një prej firmave më të mëdha financiare në Silicon Valley, “Y Combinator”. Ai është rritur në një fshat të largët të provincës Punjab në Pakistan dhe thotë se e dinte se mund të arrinte sukses të madh në Silicon Valley:

 

"Mendoj se përveç Amerikës, Silicon Valley është një pjesë unike e përvojës sime. Më shumë se gjysma e kompanive në Silicon Valley janë themeluar nga imigrantët."

 

Younis, dikur pronar i një kompanie që e kishte themeluar vetë, tani është drejtues ekzekutiv i kompanisë “Y Combinator”, e cila ndihmon bizneset e reja.

 

Zoti Younis është një investitor i cili beson se kompanitë e reja do të kenë sukses dhe në këmbim të huazimit të parave në formë kredie ai merr një pjesë të pronësisë së kompanisë. Qasar Younis bër kalimin nga pronar i një kompanie të re në një kompani financiare, por një tjetër imigrant nga Pakistani, Dilawar Syed, bëri të kundërtën.

 

“Freshdesk”, një kompani me bazë në San Francisko, përmes sistemit “Cloud” të ruajtjes së të dhënave, ndihmon bizneset në menaxhimin e shërbimeve për konsumatorët. Presidenti i kompanisë, Dilawar Syed thotë se Silicon Valley ofron mundësi të mëdha për imigrantët:

 

"Mendoj se Sillicon Valley është unike sepse është një ekosistem i cili u ofron mundësi njerëzve të mësojnë, të përparojnë, të ndërmarrin projekte me rrezikshmëri të lartë, të dështojnë dhe pastaj në shumë raste të bëhen të suksesshëm në një mënyrë spektakolare."

 

Pra, cili është sekreti i Silicon Valley?

 

"Rreziko dhe mos ki frikë nga dështimi." - thotë Dilawar Syed, President i kompanisë “Freshdesk”.

 

"Së pari bëhu inxhinier, së dyti themelo kompaninë tënde në vend që të punosh për dikë tjetër."- thotë Qasar Younis, Shef Ekzekutiv i kompanisë “Y Combinator”.

 

Dy histori suksesi në Silicon Valley që shpresojnë të frymëzojnë brezin e ardhshëm të sipërmarrësve. /zeriamerikes.com

Sulmet e qarqeve ekstreme islamiste në Gjermani janë evituar deri tani. Me një përjashtim.

 

image

 

Tetor 2016 - Leipzig


Siriani Dschaber al-Bakr arrestohet në Leipzig, pasi e kapën disa bashkëatdhetarë të tij. 22-vjeçari kishte siguruar mjete shpërthyese me qëllim që të sulmojë aeroportin në Berlin apo dhe objektiva të tjera. Pak pas arrestimit Al-Bakr kreu vetëvrasje në burgun e Lajpcigut.


24 korrik 2016 - Ansbach


Në hyrje të festivalit muzikorm, refugjati 27-vjeçar nga Siria, Mohammed D. hodhi veten në erë duke plagosur shumë njerëz. D. është deklaruar si pjesë e IS. Ky njeri me probleme psiqike ka marrë udhëzime me telefon për këtë shpërthim. IS pohon se kjo ishte vepër e tij.


18 korrik 2016 - Würzburg


Një 17-vjeçar, refugjat nga Afganistani, sulmoi me një sopatë dhe thikë shumë udhëtarë në një tren rajonal në Würzburg. Shumë persona u lënduan, pjesërisht rëndë. Autori i sulmit u vra nga policia gjatë përpjekjeve për të ikur. Sulmi ishte me motiv islamike. Por nuk është e qartë nëse 17-vjeçari ka pasur kontakte me IS-in, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Hetuesit mendojnë se ai është radikalizuar vet.


Maj 2016 - Düsseldorf


Tre persona të dyshuar të IS-it u arrestuan në Renaninë Veriore-Vestfali, Brandenburg dhe Baden-Vyrtemberg. Autoritetet kanë arrestuar edhe një person të katërt në Francë, për të cilin dyshohet se ka pasur lidhje me këtë grup dhe ka planifikuar sulme në Dyseldorf. Qëllimi ishte vrasja e sa më shumë civilëve me mjete shpërthyese.


Prill 2016 - Esen


Si pasojë e një sulmi me mjete shpërthyese në një tempull fetar të bashkësisë fetare Sikh në Esen u plagosën tre persona, njëri prej tyre rëndë. Më pas u arrestua një i mitur, i dyshuar për këtë vepër, për të cilin dyshohet se ka lidhje me skenën salafiste në Gjermani.


26 shkurt - Hanover


15-vjeçarja Safia S. sulmon një polic gjaë një kontrolli në stacionin e trenave në Hanover. Nëpunësi u plagos rëndë me armë të ftohtë, të rrezikshme për jetën. S. planifkionte, sipas policisë, t'i bashkangjitet milicëve terroristë të "Shtetit Islamik".


Shkurt 2016 - Berlin


Policia zbulon një rrejt të dyshuar terrorist dhe njëkohësisht bën arrestime në shumë lande: Berlin, Renani´ Veriore-Vestfali, Saksoni e Poshtme. Katër algjerianë të arrestuar dyshohen për planifikimin e sulmeve terroriste në Berlin. Planifikimet ishin në fazën fillestare.


Prill 2015 - Oberursel


Policia e Hesenit arreston në Oberursel një çift të dyshuar për përkatësi salafiste dhe planifikimin e një sulmi terrorist. Objkektivi i tyre ishte një garë çiklizmi, e cila u shty. Në shtëpinë e këtij çifti u gjet një mjet shpërthyes. Burri u dënua me 2,5 vjet heqje lirie, por nuk ka të dhëna konkrete për afërsinë e tij me IS. Gruaja është liruar nga akuzat.
Dhjetor 2012 - Bonn
Në stacionin e trenave në Bon gjendet një çantë me lëndë shpërthyese. Prokuria federale mendon se pas kësaj tentative për shpërthim qëndrojnë qarqet radikale islamike. Më 2013 arrestohen katër persona, të cilët dyshohet se kishin planifikuar një sulm ndaj shefit të grupit ekstremist "Pro NRW". Mendohet se njëri prej tyre ka vënë edhe bombën në Bon. Procesi gjyqësor kundër tyre ka filluar në shtator 2014 në Dyseldorf.


Prill 2011 - Düsseldorf


Hetuesit arrestojnë në Dyseldorf tre persona të dyshuar si anëtarë të Al-Kaidës, nën akuzën për përgatitjen e sulmeve terroriste në Gjermani. Në dhjetor 2011 në Bochum arrestohet edhe një person tjetër, si anëtar i "Celulës nga Dyseldorfi". Katër personat u dënuan në fund të vitit 2014 me heqje lirie në kohëzgjatje prej shumë vitesh.


Mars 2011 - Frankfurt



Në mars 2011 u krye një sulm terrorist në aeroportin e Frankfurtit. Një shqiptar nga Kosova vraru dy ushtarë amerikanë dhe plagosi dy të tjerë. Ai është denuar me burgim të përjetshëm.


Shtator 2007 - Oberschledorn, Sauerland


Arrestohet grupi islamik "Sauerland-Gruppe". Më 2010 dënohen katër anëtarët e grupit terrorist për sulme të planifikuara në diskoteka, aeroporte dhe bazat amerikane në Gjermani. Ata janë denuar me dënime deri në 12 vjet.


Korrik 2006 - Këln


Në stacionin e trenave në Këln dy persona vendosën valixhe me lëndë shpërthyese, në trenat për qytetet Ham dhe Koblenz. Por lëndët nuk shpërthyen. Në dhjetor 2008, personi që i kishte vendosur këto bobma është dënuar me burgim të përjetshëm. /Deutsche Welle Shqip

Në të ardhmen e afërt, problemi me rrugë të ngrira dhe me borë do të zgjidhet me këtë zbulim praktik.

 

Në Universitetin e Nebraska-Lincoln, në SHBA, profesori Chris Tuan ka krijuar një beton të kombinuar i cili është në gjendje të përçoj energji elektrike aq sa bora të shkrihet nga rruga.

 

Testimet kanë treguar se nxehtësia e gjeneruar është e mjaftueshme për të shkrirë borën dhe akullin.

 

Ndërsa energjia e duhur për shkrirë një metër katrorë beton është e barabart me 20% të energjisë që hargjon një poç elektrik, njofton faqja phys.org.

 

 

Profesori Tuan po teston projektin e tij me Administratën Federale të Aviacionit, dhe nëse testimet janë të suksesshme pritet që me beton të tillë përçues të mbulohen disa aeroporte të mëdha të SHBA-ve.

 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com