Piskama e dites
Personi më i rrezikshëm është ai i cili dëgjon, mendon dhe vëzhgon.

- Bruce Lee

Me një grafikë më të fuqishme, procesor më të shpejtë dhe memorie, dhe me disk 1TB, ky model special i PlayStation 4 ju mundëson përdoruesëve të luajnë video-lojëra me tekstura të përmirësuara dhe me rezolucion deri në 4K në 60fps. Në shitje prej 10 Nëntorit 2016, me çmimin prej 355€.

 

image

 

Laura Izumikawa Choi është një nënë kreative! Ajo veshë të bijën e saj në kostume të ndryshme, derisa ajo është në gjumë dhe i bën fotografitë. Kostume të njohura nga karaktere të ndrysnme nga filmi, muzika, video-lojrat etj, njihen ndryshe si "cosplay".

 

image
image image image image image image image image image
image

 

Nëse keni luajtur "Pokemon Go" tashmë, e dini se një nga veçoritë më të mira të lojës është "augmentet reality" (AR) - realitet i avancuar.

 

Është bukur të shohësh pokemonët gjithandej duke vrapuar nëpër zyra. Megjithkëtë, ju shpejt do të vëreni limitet e teknologjisë AR në telefonit tuaj. Karakteret virtuale nuk bashkëveprojnë me objekte të botës reale. Bashkëveprimi juaj me këto objekte është shumë i kufizuar, dhe ...në dorë duhet të mbani telefonin.

 

Për të zgjidhur këtë problem, ju nevojitet një paisje VR - që vendoset në kokë, para syve, e që është e mbushur me senzorë që mundësojnë bazhkëveprim më të sofistikuar me objektet e ambientit tuaj. Kjo teknologji tashmë ekziston , dhe një nga shembujt më të mirë është HoloLens, zhvilluar nga Microsoft. Më poshtë mund të shihni pamje nga video-loja Pokemon Go, luajtur me paisjen VR HoloLens.

 

image

 

Edhe nëse arrini të lidheni në serverat e tejngarkuar të video-lojës Pokémon Go, është edhe një problem tjetër: video-loja nuk spjegon se si luhet!

 

Eksplorimi

 

Kur ta keni rregulluar karakterin tuaj të zgjedhur, është koha që ta vendosni në botën reale. Së shpejti do të takoni disa ikona, tre prej të cilave janë me rëndësi.

 

image

 

Shigjeta e parë tregon drejtimin tek një pjesë e gjelbëruar, që dmth se një pokemon mund të gjindet rrotull. Nëse ecni - realisht duhet të ecni, është e mundshme që pokemoni të tregoj fytyrën. Shigjeta e dytë tregon vendin e "pokestop", vende ku ju mund të merrni më shumë topa, e shpesh, edhe ve.

 

image

 

Ikona tjetër me rëndësi është palestra e fitnesit, që shihet në distancë. Zakonisht ju duhet të udhëtoni jasht lagjes suaj për të gjetur një palestër.

 

 

Zënja e Pokemonit

 

Kur ecni, zakonisht afër gjelbërimit, një pokemon do të kërcej dhe do të paraqitet në ekran. Nëse janë të rrethit tuaj, kur prekni karakterin ai do të ju dërgoj tek faza e "kapjes" së Pokemon Go.

 

image

 

Në këtë rast, ekrani është i mbushur me tërë ato që sheh kamera e telefonit tuaj.

 

Kur zënja e pokemonit fillon, krijesa fillon të vallëzoj duke pritur që ju t'i hedhni një top. Faktor i rëndësishëm për zënjen e pokemonit është pritja e rrethit të gjelbër të bëhet më i vogël dhe hedhja e topit afër tij.

 

Kur gjeni pokemon më të fuqishëm, është e mundshme që ata të ikin nga ju ose nga topi që keni hedhur, sikur në video-lojët e tjera.

 

Rritja e Nivelit

 

 

Edhe lojtari edhe pokemoni individual mund të përmirësohen gjatë lojës. Për shembull, për të marrë pjesë në luftërat në palestra, ju duhet të jeni i nivelit të pestë.

 

image

 

Rritja e nivelit të pokemonit lidhet me fuqinë e tij, e cila kërkon objekte të ndryshme që ju merrni gjatë zënjes së pokemonit, ose evolucionit.

 

Palestrat

 

Palestra do të gjeni në tërë hartën, por shanset janë që ju s'mund të qëndroni në kopshtin e shtëpisë tuaj. Palestrat ndodhen në zakonisht në vende që të tjerët janë mbledhur, duke shtyrë lojtarët që të mbrojnë tufat e tyre të pokemonëve nga armiqtë.

 

Një palestër e kapur duket kështu:

 

image

Do të ketë edhe një ngjyrë që i përshtatet - të verdhë, kaltër ose të kuqe.

 

 

Luftimi

 

 

Pokemoni juaj, me gjasë do të dëmtohet gjatë luftimeve, dhe ende nuk ka mjet që të shëron automatikisht deri më tani. Për këtë, ju duhen objekte nga loja që të ktheni pokemonët, që mund të porositen ose të gjinden nëpër pokestope.

 

 

Objektet

 

image

 

Zakonisht shumë objekte gjinden nëpër pokestops, por nëse keni dëshirë për një objekt në veçanti, mund ta porositni duke përdorur monedha të fituara nga rritja e nivelit dhe luftimet (në veçanti zënja e palestrave) ose duke shpenzuar para të vërteta.

 

Vezët

 

Lojën e filloni me vetëm një inkubator vezësh, por mund të porositni edhe një tjetër me para të gatshme. Vezët çelin kur ju dilni nga shtëpia dhe ecni një distancë të konsiderueshme. Vezët ju japin shumë pikë në përvojë (xp) dhe ëmbëlsira, të nevojshme për ta fuqizuar pokemonin.

 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com