Piskama e dites

"Unë jam kafez, në kërkim të zogut."


- Franz Kafka

Irlandezi Chris Meeke dhe Paul Nagle pak para përfundimit të garës, dolën nga rruga duke hyrë në një parking veturash. Koha ende po ecte kur ata gjejnë rrugën dhe kthehen në garë dhe përsëri zënë vendin e parë.

 

image

 

Një peticion që bën thirrje për përsëritjen e ndeshjes Barcelona - PSG në Champions League, ka mbledhur 145.000 nënshkrime deri më tani.

 

Gjyqtari i ndeshjes Deniz Aytekin ishte kritikuar ashpër për performancën e tij, duke akorduar kështu dy penallti për Bacelonën.

 

Derisa shumë futbolldashës nga e tërë bota janë të frustruar me rezultatin 6-1, njëri prej tyre Luis Melendo Olmedo ka organizuar peticion online në faqen e njohur Change.org, i cili bën thirrje që ndeshja e zhvilluar në Camp Nou të riluhet përsëri.

 

Sipas organizatorit Olmedo, ekipi francez "PSG u dëmtua rëndë nga gjyqtari i ndeshjes Deniz Aytekin i cili i dha Barcelonës përparësi përmes vendimeve të tij".

 

Caku për mbledhjen e nënshkrimeve është caktuar në 150.000 sosh dhe interesim i madh vjen nga e gjithë bota.

 

burimi: Goal.com

 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com