Piskama e dites
Personi më i rrezikshëm është ai i cili dëgjon, mendon dhe vëzhgon.

- Bruce Lee
image

 

Teniserja e njohur Serena Williams është fejuar.

 

I fejuari i saj, Alexis Ohanian, bashkëthemelues i faqes online Reddit, e bëri lajmin publik në Facebook duke publikuar një postim origjinal të teniseres.

 

"Ajo tha po", shkroi ai.

 

 

Në postimin e saj në Reddit, Williams (35 vjeç) ka shkruar propozimin që i është bërë nga tash i fejuari: "Erdha në shtëpi. Pakëz vonë. Në të njejtën tavolinë ku ne të dy ishim njoftuar rastësisht. Kësaj radhe nuk ishte rastësi. Ishte zgjedhja e tij. I përkulur mbi njërin gju. Ai tha 4 fjalë. Dhe...unë thash po."

 

Çifti është në lidhje prej vitit të kaluar por nuk patën publikuar asgjë për njëri tjetrin në rrjetet sociale.

 

Ohanian (33 vjeç) kishte kthyer përgjigjje në postimin e Williams, duke thënë: "Dhe ti më bëre burrin më të lumtur në planet."

 

image

 

Williams ka postuar edhe një vizatim me karaktere të Reddit, me rastin e propozimit.

 

image
image

 

Në rrugën e të famshmëve, ku ndër të tjera gjindet edhe ylli i kandidatit republikan për president Donald Trump, një organizatë joqeveritare ka rrethuar yllin e Trump me një mur - duke simbolizuar murin e shumëpërfolur që Trump premtoi se do të ngriste në vijen kufitare me Meksikë.

image

 

Kështu duket ashti i kafkës së një pacienti tashmë të vdekur. Fotoja është bërë pas vdekjes, gjatë autopsisë.

Kanceri i eshtrave thuhet të shkaktojë dhimbje të jashtzakonshme tek pacientët!

Foto e publikuar në Reddit nga Golden_Dalek.

image

 

Përdoruesi Woodshadow ka publikuar në komunitetin online Reddit, këtë foto ku shihet ish e dashura e shokut të tij, me testuesin e shtatëzanisë se gjoja ka mbetur shtatëzënë. Në anën tjetër, ajo s'pati kujdes në fshehjen e fakteve, ku ndër të tjera shihet edhe lapsi i kuq me të cilin janë bërë dy vijat në testuesin e shtatëzanisë.

 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com