Piskama e dites

"Unë jam kafez, në kërkim të zogut."


- Franz Kafka

image

 

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit, John Brennan, tha sot se në botë ka dhjetëra mijëra luftëtarë të Shtetit Islamik, më shumë se sa kishte Al-Kaeda në kulmin e veprimtarisë së saj.

 

Ai tha në një seancë të Komisionit të Zbulimit të Senatit se CIA vazhdon të jetë e shqetësuar për rritjen e rolit të Libisë si bazë e operacioneve për militantët e Shtetit Islamik, i cili ka atje 5 deri në 8 mijë luftëtarë.

 

Zoti Brenan u tha senatorëve se Grupi Shteti Islamik po studion mundësinë për të futur operativët e tij në Perëndim, me anë të grupeve të refugjatëve, nëpërmjet trafikimit të personave dhe mjeteve të ligjshme të udhëtimit.

 

Drejtori i CIA-s tha se, ashtu siç u vu re edhe në ngjarjet e Orlandos dhe San Bernardinos në SHBA, ISIS-i po përpiqet të frymëzojë sulme terroriste nga e simpatizantëve, të cilët nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta me këtë grup. /zeriamerikes.com

image

 

"Libri i ri më bëri të jem ndër shkrimtarët e rinj më të lexuar në vend" pohon autori i librit Ermal Qori. "Numëroj mbi 4000 përcjellës brenda një periudhe shumë të shkurtër. Libri i ri "Aforizma" gjendet në të gjitha libraritë e Shqipërisë.

 

Disa të dhëna për autorin:
Ermal Qori është 20 vjeç nga Berati, e që aktualisht jeton në Tiranë. Angazhimi i tij në art është gjithpërfshirës ku veçohen disa role në filma, shfaqje e mbrëmje poetike. Projekti i fundit me të cilin po punon autori është filmi "Fotografia".

image

 

Gjermania nuk do ta ratifikoj marrëveshjen për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, nëse Kosova nuk bëhet anëtare me të drejta të plota në Kombet e Bashkuara, i është thënë gazetës beogradase, Danas, në Bundestagun e Gjermanisë.

 

“Kreut shtetëror të Serbisë i është thënë para dy vitesh se anëtarësimi i Kosovës në OKB do të jetë njëri nga kushtet që Serbia të pranohet në BE”, ka theksuar njëri nga deputetët e koalicionit qeveritar ndërmjet Unionit Demokristian dhe Unionit Socialkristian (CDU/CSU), që ka dashur të mos i përmendet emri.

 

Mëtutje, siç raporton agjencia Beta, ky deputet ka theksuar se ky qëndrim i Gjermanisë i është kumtuar Serbisë kur është biseduar për marrëveshjen e Brukselit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

 

“Atëherë kemi thënë se nuk do ta ratifikojmë anëtarësimin e Serbisë në BE, nëse Serbia nuk pranon që Kosova të bëhet anëtare e plotfuqishme e Kombeve të Bashkuara” ka thënë ky burim i gazetës beogardase, Danas. /evropaelire.org

Ai luan kundër vendit, në të cilin është rritur e punon dhe për vendin, në të cilin s'ka jetuar asnjëherë. Lorik Cana ka tri pasaporta, e megjithatë ajo shqiptare është më e rëndësishmja për 32 vjeçarin.

 

image

 

"Qëllimi im ka qenë gjithmonë, të luajë në skenën e madhe për Shqipërinë", i tha agjencisë franceve të lajmeve AFP, Lorik Cana, kapiteni i ekipit që merr pjesë për herë të parë në Kampionatin Europian.

 

image

 

I lindur në Prishtinë në Kosovë, Cana emigroi si fëmijë me familjen në Zvicër, ku u rrit në Lozanë. Vendi i rinisë së tij, nënshtetësinë e të cilit mban ai, të shtunën (11.06) në orën 15:00 do të luajë kundër Shqipërisë, që ka premierën e saj në Kampionatin Europian - po kështu ka qenë për të edhe para 13 vjetësh, kur Cana luante për herë të parë në një ndeshje ndërkombëtare në Gjenevë. Ndërsa tani që ai ka përvojën e 89 ndeshjeve ndërkombëtare, ai luan për Lens të Francës, ku "është shtëpia ime e dytë, e ku jeton familja ime", thotë ai.

 

image

 

Në moshën 17 vjeçare lojtari i mbrojtjes kaloi në ekipin e Paris St. Germain, ka luajtur në Marseille dhe vitin e kaluar pas dy sezonesh në Sunderland e në Stamboll si dhe katër vjetësh tek Lazio Rom u kthye në Francë në ekipin e Nantes. Cana ka edhe një pasaportë franceze.


Të luajë në Francë me Shqipërinë kundër Zvicrës, kjo është diçka krejt e veçantë, thotë ai duke shtuar: "Nëse do të dëshiroja të shkruaja një skenar, nuk do të kisha mundur ta bëja më mirë se kaq". Por do të bëhet edhe më mirë: më 15 qershor ai luan kundër Francës, në stadiumin Velodrome Marseille, ku ai ka luajtur katër vjet radhazi dhe ku vazhdon të jetojë familja e tij - "një buzëqeshje e fatit" kjo për Lorik Canën. /Deutsche Welle Shqip

image

 

Sipas Institutit Global McKinsey, rreth një e treta e njerëzve që jetojnë në qytetet e botës banojnë në shtëpi me standarte të ulëta. Shkencëtarët mendojnë se ky problem mund të zgjidhet nëpërmjet planimetrive falas në internet për ndërtimin e shtëpive me pjesë të parafabrikuara që përputhen plotësisht me njëra-tjetrën.

 

Popullsia e botës pritet të arrijë në mbi 8 miliardë deri në vitin 2030 dhe çështja e strehimit në qendrat urbane është që tani një problem madhor. Ndërtimi i shtëpive sipas mënyrës tradicionale kërkon ende javë ose muaj të tërë.

 

Në një lagje të Londrës, një grup vullnetarësh po ndërton shtëpitë e quajtura Wiki House, të përbëra nga panele kompensate dhe pjesë të prodhuara paraprakisht. Të gjitha pjesët janë prodhuar nëpërmjet një kompjuteri dhe bazuar në një planimetri të disponueshme falas në internet.

 

Bashkëthemeluesi i Fondacionit WikiHouse me qendër në Britani, arkitekti Alastair Parvin, thotë se kjo mund të jetë zgjidhja për strehimin.

 

“WikiHouse përmbledh një sërë teknologjish që synojnë të thjeshtojnë proçesin e ndërtimit të shtëpive, sa që gjithkush mund ta bëjë vetë. Për ta arritur këtë, po përdorim fuqinë e internetit dhe të teknologjive të prodhimit dixhital si printimi 3D.”

 

Prerja preçize mundëson përputhshmëri perfekte të të gjitha pjesëve, gjë që përshpejton proçesin e montimit. Nuk nevojiten vegla të posaçme.

 

Wiki House u ndërtua në 10 ditë për qëllime demonstrimi. Më pas, u çmontua dhe i rindërtua diku tjetër për t’u përdorur plotësisht.

 

Zoti Parvin thotë se i gjithë koncepti është i bazuar në planimetri të disponueshme në internet.

 

“Programe kompjuterike falas janë tashmë të disponueshme dhe përbëjnë bazën e programeve që përdorim ne. Ajo që po ndodh është se tani kjo po përkthehet në sende të prekshme; pra, ne po ndërtojmë një lloj enciklopedie Wikipedia të sendeve.”

 

Zoti Parvin thotë se projekti është në fazën e tij fillestare, me disponueshmëri ende të kufizuar. Megjithatë, ai mendon se projekti do të rritet ndërkohë që më shumë njerëz do të jenë të interesuar për ndërtim shtëpish, montimi i të cilave nuk kërkon aftësi të veçanta. /zeriamerikes.com

 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com