Piskama e dites
"AS NË ËNDËRRAT E MIJA MË TË ÇMENDURA, NUK DO TA IMAGJINOJA NJË JETË MË TË MIRË"

- Hugh Hefner, 9 Prill 1926 - 27 Shtator 2017
image

 

Për shekuj me radhë, fanarët drejtuan anijet në mënyrë të sigurtë përmes shkëmbinjsh nënujorë dhe korridoreve shkëmbore për në porte. Por përparimet teknologjike të lundrimit si radarët dhe sistemet e pozicionimit global satelitor, i kanë nxjerrë ata jashtë përdorimit. Qindra prej këtyre ndërtesave të shtrira përgjatë brigjeve amerikane u braktisën, u rrënuan ose u shkatërruan. Në rajonin e Liqeneve të Mëdhenj, njerëz të devotshëm po përpiqen të ruajnë këto objekte të bukura arkitektonike.

 

Ka gjithnjë diçka speciale që lidhet me fanarët.

 

Ata janë të gjithë ndryshe, kështu që ruajtja e tyre është si të ndërtosh një koleksion. Dhe si të gjitha objektet historike, të ngjallin nostalgji.

 

“Ky fanar më lidh me gjyshërit. Këtu gjej rrënjët e mia”, thotë John Scripp, vullnetar.

 

Fanari North Point në Liqenin Michigan të Milluakit është restauruar plotësisht dhe është hapur për publikun.

 

"Ai u ndërtua në vitin 1854, dhe drita u ndez në vitin 1855."

 

Por fanarët e ndërtuar në zona të largëta provuan se janë shumë më të vështirë të restaurohen dhe kërkojnë burime të mëdha.

 

Fanari Austin Reef në Liqenin Huron u braktis në vitet 1950. Vetëm një dritë automatike e tij punonte. Në vitin 2011, qeveria lejoi vullnetarët lokalë ta restauronin dhe ajo që dukej një punë dy vjecare, u kthye në një projekt që zgjati dekada të tëra.

 

“Nuk menduam më shumë sesa një ose dy vjet punë për të gjitha projektet që kishim. Dhe ja ku jemi këtu edhe 30 vite më pas”, thotë Marv Kuziel.

 

Në fillim të viteve 2000, shumica e fanarëve në Shtetet e Bashkuara ishin drejt rrënimit. Qeveria i hodhi në ankand ose thjesht i fali më shumë se 100 të tilla përgjatë Liqeneve të Mëdhenj.

 

Entuziastët u hodhën në veprim edhe pse e dinin se detyra ishte e vështirë.

 

“Erdhëm këtu dhe shumica e dhomave, sidomos në katet e poshtme, kishin ndoshta 80 centimetra jashtëqitje zogjsh që na u desh ta hiqnim me lopata. ”

 

Puna u bë më e lehtë kur u përfshinë autoritetet lokale. Kohët e fundit bashkia Port Washington, në Liqenin Michigan, u bë pronare e një fanari 81 vjecar.

 

“Ishte vendimi i duhur. Njerëzit donin që fanari të ishte në pronësi të një kompanie lokale,” thotë Tom Mlada, kryetar i bashkisë së Port Uashingtonit.

 

Qyteti ka në plan të fillojë mbledhjen e donacioneve për një projekt 1.5 milionë dollarë, ndërsa banorët mezi presin të fillojë restaurimi i strukturës së vjetër në fundin e skelës. /zeriamerikes.com

image

 

Një zbulim i fundit, tregon edhe një herë, se shkencëtarët kanë patur një perceptim të ndryshëm për madhësinë e universit.

 

Një ekip astronomësh njoftoi të enjten se universi mund të jetë 10, madje edhe 20 herë më i madh nga sa mendohej më parë dhe se ai përmban 1 trilion, apo 2 trilionë galaktika.

 

Një profesor i astrofizikës në Universitetin e Notingamit në Angli, udhëhoqi ekipin që solli idenë marramendëse se në universin tonë ka rreth 2 trilionë galaktika.

 

Profesor Christopher Conselice thotë se kjo shifër është sa dhjetëfishi i asaj që mendonin më parë shkencëtarët.

 

Shkencëtarët e bazojnë përfundimin e tyre te vëzhgimet e Teleskopit Hubble të Hapësirës dhe të observatorëve të tjerë që ndodhen në Tokë, të cilat ata i shndërruan në imazhe tre-dimensionale dhe i studiuan, duke përdorur modele të reja matematike.

 

"Është me të vërtetë magjepsëse ideja se më tepër se 90 për qind e galaktikave të universit ende janë të panjohura."- tha prof. Conselice. "Kush e di se çfarë vetish interesante do të gjejmë kur t'i zbulojmë këto galaktika me teleskopët e së ardhmes!"

 

Shkencëtarët kanë patur dyshime lidhur me numrin e galaktikave që ndodhen në kozmos, të paktën që nga koha kur astronomi amerikan Edwin Hubble zbuloi në vitin 1924 se Andromeda, një galaktikë fqinjë nuk ishte pjesë e galaktikës sonë, të njohur si "Rruga e qumështit". /zeriamerikes.com

image

 

Pesha dhe të qenit në formë të mirë fizike janë bërë tashmë një mani për amerikanët. Një industri e tërë ka lindur për të ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi dhe për të nxjerrë fitime prej tij. Ashtu sikurse për çdo industri të re, edhe për formën fizike, çdo vit lindin prirje të reja.

 

Që nga viti 2000, është shtuar vazhdimisht numri i amerikanëve që janë anëtarë të palestrave. Kjo shifër tani ka arritur në mbi 50 milionë vetë. Kjo për shkak se një e treta e amerikanëve janë obezë dhe dy të tretat e tyre janë klasifikuar zyrtarisht si mbi peshë.

 

Njerëzit tani kanë gjithashtu prirjen ta masin gjendjen e tyre fizike me pajisje teknologjike në trup.

 

“Një prirje interesante për vitin 2016 është se pajisjet e reja janë shumë bazike për të matur gjendjen fizike dhe për të qëndruar në formë të mirë sportive. Shkenca është përqëndruar pikërisht në këtë aspekt dhe pajisjet e reja kryejnë matjet e nevojshme përmes një teknologjie të avancuar.”- thotë Amy Dixon.

 

Synimi i pajisjeve teknologjike që veshin njerëzit, është për ta bërë më të thjeshtë të qenit në formë të mirë fizike. Prirje e këtij viti është thjeshtësia e pajisjeve.

 

Ushtrimet fizike me pesha dhe stërvitja me intervale me intensitet të lartë nuk kërkon shumë pajisje, apo kohë.

 

“Më pëlqen shumë kjo pajisje. Të nxit për garë, është e shpejtë. Zhvillon ushtrime me intensitet të lartë, pastaj pushon pak për të marrë veten. Kombinon ushtimet kardio dhe ato të forcës,”- thotë Michelle Parker.

 

Në Shtetet e Bashkuara po ashtu vihet re një prirje për shtimin e stërvitjes për më të moshuarit.

 

Joga vazhdon të jetë një formë mjaft e përhapur e ushtrimeve fizike. Aleanca e Jogës thotë se këtë vit më tepër se 36 milionë amerikanë janë marrë me joga.

 

Por e gjithë kjo teknologji nuk mund të ndryshojë faktin që, sipas Këshillit të Presidentit për Gjendjen Fizike të njerëzve, vetëm një në tre të rritur kryejnë ushtrimet fizike të nevojshme për organizmin e tyre. /zeriamerikes.com

image

 

Një zbulim i fundit, tregon edhe një herë, se shkencëtarët kanë patur një perceptim të ndryshëm për madhësinë e universit.

 

Një ekip astronomësh njoftoi të enjten se universi mund të jetë 10, madje edhe 20 herë më i madh nga sa mendohej më parë dhe se ai përmban 1 trilion, apo 2 trilionë galaktika.

 

Një profesor i astrofizikës në Universitetin e Notingamit në Angli, udhëhoqi ekipin që solli idenë marramendëse se në universin tonë ka rreth 2 trilionë galaktika.

 

Profesor Christopher Conselice thotë se kjo shifër është sa dhjetëfishi i asaj që mendonin më parë shkencëtarët.

 

Shkencëtarët e bazojnë përfundimin e tyre te vëzhgimet e Teleskopit Hubble të Hapësirës dhe të observatorëve të tjerë që ndodhen në Tokë, të cilat ata i shndërruan në imazhe tre-dimensionale dhe i studiuan, duke përdorur modele të reja matematike.

 

"Është me të vërtetë magjepsëse ideja se më tepër se 90 për qind e galaktikave të universit ende janë të panjohura."- tha prof. Conselice. "Kush e di se çfarë vetish interesante do të gjejmë kur t'i zbulojmë këto galaktika me teleskopët e së ardhmes!"

 

Shkencëtarët kanë patur dyshime lidhur me numrin e galaktikave që ndodhen në kozmos, të paktën që nga koha kur astronomi amerikan Edwin Hubble zbuloi në vitin 1924 se Andromeda, një galaktikë fqinjë nuk ishte pjesë e galaktikës sonë, të njohur si "Rruga e qumështit". /zeriamerikes.com

Shumë rusë besojnë se Rusia me politikën e saj të tanishme është në rrugë të drejtë.Putini u ka dhënë rusëve pas rënies së Bashkimit Sovjetik madhështinë e tyre të dikurshme. Kështu besojnë shumë në Rusi.

 

image

 

Ndër ata që mendojnë kështu bën pjesë edhe piktori Nikas Safronov apo miliarderi dhe ish-politikani, Alexander Lebedev.


Piktori Nikas Safronov, i cili pikturon portrete politikanësh dhe oligarkësh thotë se "Politikanët janë si pëllumbat. Kur janë poshtë, të vijnë nga pas. Kur vijnë në pushtet të dhjesin mbi kokë. " Por sipas tij "Putini bën gjëra që askush nuk ka guxuar para tij. Përveç Jezu Krishtit ndoshta.” Ai thekson se për Putinin ka respekt të madh."


Alexander Lebedev, i cili si shumë super të pasur në Rusi e ka siguruar pjesën e tij të perandorinë sovjetike. Ai ka ka fituar miliona me letra me vlerë, pasuri të patundshme dhe në telekomunikacion. Lebedev thotë: "Një demokraci në tokë të papjekur është shumë më e rrezikshme se sa demokracia e cunguar që kemi ne." Megjithatë biznesmeni mendon se Rusia duhet të ndryshojë.


Sipas tij Rritja e ekonomisë ruse mund të vijë, vetëm kur më në fund të jenë krijuar kushtet për këtë. "Fabrikat e Rusisë kanë ngecur rrugës, sepse nuk kishte të holla për to. Pati vjedhje"

 

Thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve 

 

Ekonomia e Rusisë është e dobët. Për shkak të çmimeve të ulëta të naftës dhe sanksioneve perëndimore. Shteti shpenzon gjithnjë e më pak për qytetarët e tij. Hendeku mes të pasurve dhe të varfërve po rritet.


Por Moska shkëlqen. Çmimet e pronave aty janë në rritje. Kjo zonë në të ashtuquajturat liqenet e patriarkut është po aq e shtrenjtë sa në zonat më të mira në Londër apo Nju-Jork. Përfituesit e Rusisë, elitat e saj jetojnë këtu. Dhe super të pasurit i harxhojnë me qejf paratë e tyre.

 

Vlerësim për Putinin

 

Safronovi konsiderohet si piktor i oborit dhe mik i oligarkëve, apo i ministrave dhe i Putinit. Ai ka një vilë me vlerë rreth 40 milionë dollarë, që gjendet afër Kremlinit. Sipas tij "Putini është profesionist, burrë patriot. Një njeri që më duket interesant dhe e respektoj. "


Kurse Alexander Lebedev konsiderohet si kritikues i moderuar i Putinit. Miliarderi financon gazetën kritike ndaj qeverië Novaya Gazeta dhe ishte një herë madje edhe vetë depute në parlamentin rus. Sot Lebedevi zbulon raste korrupsioni. Po ai nuk e kritikon personalisht Presidentin dhe marrëdhënien e tij me oligarkët.


"Unë nuk dua të marr anën e oligarkëve për arsye morale. Ata i kanë fituar paratë e tyre nëpërmjet privatizimeve të paligjshme. Këtë unë e di më mirë se kushdo tjetër. Hetimet e mia lidheshin personalisht me Putinin. Ai nuk ka vënë para mënjanë. Sigurisht, ai ka një numër rezidencash, makinash të shtrenjta, aeroplanësh e kështu me radhë që i takojnë. Por për të këto nuk kanë shumë rëndësi, mendoj unë. Ai mund të flejë pa problem edhe në çadër" – thotë Lebedevi.

 

Rusia një vend i veçantë?

 

"Perëndimi e përdor Rusinë si gogol. Por kjo është gabim. Rusia mbetet një pjesë e rëndësishme e kësaj bote. Pa Rusinë nuk ka Gjermani. As Poloni dhe as Evropë. Bota nuk mund të ekzistojë pa Rusinë. Ashtu si bota nuk mund të ekzistojë edhe pa bletët. Edhe pse ato herë pas here kafshojnë. " – thotë piktori Safronov.


Edhe Lebedev beson se Rusia me politikën e saj të tanishme është në rrugë të drejtë: "Shumë probleme që paskësh Rusia sot, janë vetëm trillime. Kulmi i krizës u arrit. Ne kemi ndryshuar."


Besim në të ardhmen e Rusisë kanë shumë njerëz që i takojnë brezit të Putinit. Ata thuajse nuk shprehin asnjë kritikë. Rusia është sipas tyre një vend të veçantë, për të cilën duhet të aplikohen standarde të posaçme.
"Rusia është e pathyeshme. Ajo nuk do të bëhet as komuniste, as evropiane. Rusia ka jetuar gjithmonë sipas ligjeve të saj. Dhe ka ndjekur rrugën e e vet të veçantë. " – thotë Nikas Safronov.


Por vetëm kush ka para mund të jetojë në një Rusi të vetën të artë. Dhe shpreson se ajo do të mbetet si është. /Deutsche Welle Shqip

 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com