Piskama e dites

"Unë jam kafez, në kërkim të zogut."


- Franz Kafka

image

 

Kohët e sotme, për shkak të mediave sociale, njerëzit kanë vështirësi të dallojnë se cilët lajme që ata lexojnë janë të vërteta dhe se cilët janë të rreme.

 

Në konferencën e tij të parë për shtyp zoti Trump, në atë kohë president i zgjedhur, përdori fjalët “lajme të rreme”. Që atëhere termi u bë më i zakonshëm dhe presidenti Trump ka akuzuar shpesh mediat e njohura amerikane për publikimin e lajmeve të rreme. Këto akuza akuza ai shpesh i bën në faqen e tij të Twitter-it.

 

Edhe pse shumica e lajmeve janë të sakta, përmes mediave sociale shpërndahen shumë informacione të rreme.

 

Por nga vijnë këto lajme të rreme?

 

Duket se një vend i vogël evropian, Maqedonia, është një qendër e lajmeve të rreme. Një titull i një lajmi jo të vërtetë të kohëve të fundit, “Presidenti Trump nënshkruan një ligj për udhëtim pa viza për Maqedoninë”, krijoi mjaft reagime në vend. Zëri i Amerikës pyeti ambasadorin e Maqedonisë në Uashington nëse ky lajm ishte i vërtetë:

 

“Për fat të keq ky lajm nuk është i vërtetë. Shumë qytetarë kanë telefonuar ambasadën tonë në Uashington për të konfirmuar nëse kjo është e vërtetë, apo jo. Për momentin ky vendim nuk është i vërtetë dhe është pjesë e të ashtuquajturave “lajme të rreme’”, thotë ambasadori i Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara, Vasko Naumovski.

 

Sipas drejtorit të Shkollës së Medias të Universitetit “George Washington”, Frank Sesno, mediat sociale janë versioni modern i fqinjëve që bëjnë thashetheme në lagje – por me ndikim shumë më të gjerë:

 

“Lajmi i rremë nuk është një lajm që dikujt nuk i pëlqen, nuk është sensacional, dhe as një shkrim i keq, apo një analizë e dobët. Lajmi i rremë është qëllimish i pasaktë dhe mashtrues”, - thotë profesor thotë Frank Sesno.

 

Ai thotë se lajmet e rreme gjenden kudo dhe se njerëzit duhet të marrin përgjegjësinë për të zbuluar se çfarë informacioni është i pasaktë dhe çfarë nuk është; kjo përgjegjësi bie dhe tek kompanitë e mediave sociale.

 

“Google dhe Facebook dhe kompanitë e mediave sociale do të duhet të pranojnë një lloj përgjegjësie, sepse ato nuk janë një kanal neutral informacioni ku të gjitha informacionet janë të besueshme. Nëse lajmet janë një mjet që nxisin urrejtje, kompanië e mediave sociale kanë përgjegjësi; tani ato kanë pranuar se diçka duhet bërë” - shton gazetari Sesno.

 

Zoti Sesno sugjeron se mediat e përgjegjshme duhet të kontrollojnë faktet e atyre të papërgjegjshme, që përpiqen të përhapin informacion të pasaktë. /zeriamerikes.com

image

gjatë inaugurimit të Organizatës Evropiane për Hulumtime Nukleare (European Organization for Nuclear Research - CERN), në Meyrin afër Gjenevës, Zvicërr.

 

Pas incidenteve të mëdha në disa uzina bërthamore të botës, presioni i publikut çoi në thuajse braktisjen e kësaj teknologjie. Por, prodhuesit thonë se reaktorët bërthamorë të gjeneratës së re janë shumë më të sigurtë dhe se përdorimi i tyre ul ndjeshëm ndotjen e ajrit që shkakton ngrohjen globale.

 

Shembja e një tuneli me mbetje radioaktive në një objekt të shtetit Uashington, ku dikur prodhohej plutonium për armët bërthamore, ringjalli shqetësimet për teknologjinë e vjetëruar bërthamore.

 

“Askush nuk e di se për sa kohë ka qenë i hapur tuneli. Ata thonë se asgjë nuk ka dalë prej andej, por kjo është gënjeshtër”, thotë Lonnie Rouse, ish-punonjës në këtë zonë.

 

Në momentin e shembjes nuk pati persona të pranishëm, prandaj askush nuk u ekzspozua ndaj rrezatimit. Por, autoritetet pranojnë se shumë prej uzinave të vjetra bërthamore kanë degraduar përtej pikës së riparimit.

 

“Do të bëjmë një studim për të kuptuar si ndodhi dhe si ta parandalojmë në të ardhmen. Për më tepër, duhet të mendojmë se si t’i menaxhojmë këto mbetje”, tha Sekretari i Energjisë, Rick Perry.

 

Duhet shumë kohë dhe fonde për të zbatuar masa të rrepta sigurie gjatë pastrimit të ish-reparteve bërthamore, dekontaminimit të zonës, si dhe depozitimit të sigurtë të mbetjeve bërthamore.

 

Në Itali, 30 vjet pasi qeveria vendosi të mbyllë të katër centralet e saj bërthamore, puna ende vazhdon në ish uzinën Garigliano.

 

“Synimi është të arrijmë të ashtuquajturën ‘fushë të gjelbër, pra ta lëmë zonën të disponueshme për ndërtim apo aktivitete civile”, thotë Alessandro Dodaro, i Autoritetit Bërthamor të Italisë.

 

Në Kinë, gjenerata e re e stacioneve bërthamore shikohet si zgjidhja më e mirë për problemin madhor të ndotjes së ajrit. Gjatë një ekspozite në Pekin, kompani kineze dhe ndërkombëtare konkuruan duke paraqitur teknologjinë e tyre më të fundit.

 

“Ka presion të jashtëzakonshëm për të ulur ndotjen dhe zgjidhja më e mirë është zhvillimi i energjisë së pastër. Energjia bërthamore, si një ndër energjitë kryesore të pastra, ka avantazhin e saj. Ajo është më e qëndrueshmja dhe mund të ofrojë elektricitet 24 orë në ditë”, thotë Zhang Huazhu, i Shoqatës Kineze të Industrisë së Energjisë Bërthamore.

 

Sidoqoftë, pas incidentit të vitit 2011 në Fukushima të Japonisë, publiku në Kinë, ashtu si në Itali, është ende i shqetësuar për sigurinë.

 

“Jemi gjithnjë të shqetësuar, megjithëse centrali nuk funksionon më”, thotë Rodolfo Tirimbo, banor në zonën pranë uzinës Garigliano.

 

Ekspertët e energjisë bërthamore thonë se një mundësi për të zbutur shqetësimet ndaj energjisë bërthamore do të ishin ndoshta uzinat që pluskojnë në det, larg zonave të banuara. /zeriamerikes.com

image

 

“Thelocal.ch” ka bërë një përmbledhje me 32 rekorde që mbahen nga Zvicra dhe zviceranët, derisa albinfo.ch, ju sjell dhjetë prej tyre.

 

Rekordet janë në fushën e shkencës, zbulimit, sportit, ushqimit dhe shumë rekorde të tjera interesante.

 

Tuneli më i gjatë i trenit në botë – “Gotthard Base Tunnel” është hapur në dhjetor të viti 2016. Ky tunel është 57 km i gjatë dhe është tuneli më i gjatë i trenave në botë. Ai shkurtoi kohën e udhëtimi dhe nga Cyrihu në Lugano udhëton për 45 minuta. Ky projekt zgjati 20 vjet dhe u hap sipas kohës. Sa shumë zvicerane.


Hekurudha më e madhe me rrota në botë: Pilatusbahn-Është hapur më 1889 dhe kjo hekurudhë është pranë liqenit të Lucernit dhe është e gjatë mbi 4 km me 1635 metra lartësi. Shpejtësia maksimale e saj është 9 km/orë.


Shkallët më të gjata në botë: Niesen-Shkallët më të gjatë në botë hapen vetëm një herë në vit. Është e vendosur përgjatë vijës hekurudhore në Alpet Bernese, dhe 11.674 hapa, që shtrihen në një pjerrësi prej 3.4 km. Çdo qershor është e hapur dhe është një garë rraskapitëse se kush ngjitet më së shpejti.
Makina e parë rrotulluese: Titlis-Gjithashtu është e vendosur pranë liqenit të Lucernit dhe “Titlis Rotair” rrotullohet 360 gradë, pasi transporton shikuesit, por edhe skiatorët deri në lartësinë 3020 metra.


Ura më e frikshme në botë: Titlis Cliff Walk-Është e gjerë vetëm një metër, derisa është 100 metra e gjatë dhe është e lidhur 500 metra mbi një akullnajë. Është e vendosur 3000 metra mbi nivelin e detit në malin Titlis dhe u quajt ‘ura më e frikshme në botë’ nga një gazetë në Mbretërinë e Bashkuar kur u hap më 2012. Sigurisht kjo është një çështje mendimi.


Ura e vetme lidhëse në pikën më kulmore në botë: Glacier 3,000-Kjo është hapur më 2014. “Tissot Peak Walk” është një urë lidhëse 107 metra që lidh Glacier 3,000 me Scex Rouge. Është ura e vetme në botë për të lidhur dy majat e maleve.


Gara më e gjatë e skijimit në botë: Lauberhorn-Wengen-Kjo garë mbahet në janar dhe gara e famshme është 4.4 km e gjatë. I pari është mbajtur më 1930. Ngjarja transmetohet në televizionin zviceran dhe tërheq më shumë se një milion shikues për çdo vit.


Gara më e gjatë e vozitjes në barkë: Tour du Lac-“Tour du Leman a l’Avel apo Tour du Lac, është gara më e gjatë e cila mbulon 160 km në Liqenin e Gjenevës. Gara mbahet gjatë muajit shtator.


Rekordi në paraglajdizëm: Zvicra-Ekipi zviceran ka fituar kampionatin botëror shtatë herë nga viti 1991 deri më 2005.


Rekordi i Roger Federer- Tenisti zviceran në janar fitoi Grand Slemin e 18-të në karrierë. Këtë e arriti në “Australian Open”. Martina Navratilova e ka arritur këtë në konkurrencën e femrave.


Zvicra mban edhe shumë rekorde tjera në sport, shkencë, ushqim, dhe gjëra jashtëzakonisht interesante. /albinfo.ch

image

 

Aplikacionet e telefonave inteligjentë Android përdorin dhe shkëmbejnë të dhënat personale të përdoruesve, thuhet në një studim të ri të realizuar nga Universiteti Virginia Tech.

 

Ky është studimi i parë për "komunikimin mes aplikacioneve dhe tregtisë së informacionit".

 

Studiuesit thonë se ka dy lloje kërcënimesh: viruset e llojit “malware” dhe aplikacionet të cilat përdorin bashkëpunimin mes tyre për të mbledhur të dhënat personale të përdoruesve. Në lidhje më këtë të fundi, ata thonë se nuk janë të sigurtë nëse kjo është bërë qëllimisht nga krijuesit e aplikacioneve.

 

Studimi përshkruan një skenar të rrjedhjes së informacionit, duke thënë, për shembull, se një aplikacion që shërben si elektrik dore mund të punojë me një aplikacion tjetër për të zbuluar informacione të përdoruesit, si listën e kontakteve apo vendndodhjen.

 

Ekipi i studiuesve në më shumë se tre vjet ka analizuar mbi 100.000 aplikacione nga Google Play, si dhe rreth 10.000 aplikacione të prekura nga viruse të llojit “malware”. /zeriamerikes.com

image

 

E gjitha kishte filluar rreth dy vjet më parë. Në maj të vitit 1960, pak para një samiti të planifikuar e të shumëpritur në Paris, mes superfuqive botërore, në kontekstin e Luftës së Ftohtë, u rrëzua në qiejt rusë një aeroplan spiun U-2, “Lady Dragon”.

 

Incidenti krijoi një trazirë në mbarë botën, duke qenë se shkelja e hapësirës ajrore mes dy fuqive armike, do të thoshte ndezje e shkëndijës së luftës bërthamore, në një kohë tejet të vështirë për administratën në largim të Eisenhouerit. Në komandë të avionit stratosferik ishin Francis Gary Pouers, pilot i forcave ajrore amerikane, dhe agjent i CIA-s.

 

Aeroplani u rrëzua teksa fluturonte shumë ulët për të shmangur raketat balistike sovjetike, që e goditën mbi qytetin e Sverdlovskut. Eisenhoueri besonte se Pouersi nuk i kishte mbijetuar përplasjes, ose që kishte përdorur agen e vogël me cianur, që u jepej spiunëve. U përgënjeshtrua menjëherë nga Hrushovi, i cili shfaqi në televizion mbetjet e avionit U-2 dhe një Pouers në gjendje të mirë shëndetësore, duke hedhur pashmangshmërisht poshtë, deklaratën e rrejshme të amerikanëve, se fluturimi ishte një mision meteorologjik që kish përfunduar jashtë kursit, duke e nxjerrë SHBA në një pozicion të keq para opinionit publik ndërkombëtar.

 

Në vitin 1957 u arrestua Koloneli Rudolf Abel, spiun i KGB me origjinë gjermane, në sajë të zbulimit rastësishëm të një (monedhe 10 cent) që kish përfunduar rastësisht në duart e një djali të ri, i cili aksidentalisht zbuloi përmbajtjen, një kod për ndërlidhjen e agjentëve të KGB-së në SHBA.

 

Kur u vendos shkëmbimi mes dy të burgosurve, president i SHBA ishte John F. Kennedy dhe Pouers kishte vuajtur dy vjet në burgjet sovjetike. Në 10 shkurt 1962 dy fuqitë shkëmbyen spiunët e tyre përgjatë urës së Glienickes, në kufirin midis dy Gjermanive.

 

Pasi u kthye në SHBA, Pouers do të ndiqej penalisht për mos respektim të planeve të fluturimit dhe procedurave për shkatërrimin e materialeve, si dhe ndoshta vetëvrasjen e tij – Gjykata e Lartë e liroi përfundimisht nga akuzat duke e quajtur një patriota. Pouers do të kthehej në kolaudues profesional për Lockheed, dhe më pas pilot helikopterësh për televizionet. Gjatë një fluturimi për televizionin ku punonte në vitin 1977 helikopteri i tij u rrëzua, duke shkaktuar vdekjen e një prej spiunëve më të famshëm të Luftës së Ftohtë.

 

Ky fakt historik frymëzoi edhe Steven Spielbergun, që solli në vitin 2015 në kinema filmin “The bridge of Spies” (Ura e spiunëve), me Tom Hanks si aktor kryesor. /bota.al

image
image
image
 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com