Piskama e dites
"AS NË ËNDËRRAT E MIJA MË TË ÇMENDURA, NUK DO TA IMAGJINOJA NJË JETË MË TË MIRË"

- Hugh Hefner, 9 Prill 1926 - 27 Shtator 2017

Heimo Korth është burri i vetëm që po jeton në 19 milionë hektarët e egërsisë së Alaskës. Komshijtë e tij janë arinjtë dhe drerët. Ka jetuar në një kabinë të vogël druri, bashkë me gruaj e tij Edna, për 35 vjetët e fundit. Poashtu, zt. Korth shpreson që këtu ta kaloj edhe pjesën e mbetur të jetës, bashkë me Ednan.

 

*pamje të rënda: vrasje e kafshëve të egra.

 

Ky është Richard Overton, veterani më i vjetër amerikan. Në këtë dokumentar të shkurtë zt. Overton na tregon për sekretet e jetëgjatësisë së tij duke pirë uiski e duke tymosur cigare. Vetura që ai sot posedon ishte prodhuar kur ai ishte 72 vjeç!

 

Vozitësi i kësaj veture ishte me fat që atë e takuan një grup njerëzish. Ai kishte dalë nga rruga me borë dhe ishte shumë vështirë të kthehej i vetëm në të. Solidariteti i më shumë se njëzet personave e bëri të veten. 

 

Për ta bërë edhe më të bukur këtë video, postuesi e ka ndarë në 4 raunde (sikur në sportin e boksit).

 

Kjo video e bukur na tregon ndryshimin gradual të stinëve në perlën skandinave të Norvegjisë. Fotografi Morten Rustad bëri 2 vite për ta realizuar këtë projekt dhe 4 muaj për ta edituar.

 

Fenomeni 'Aurora Borealis' është një ndër shfaqjet më të bukura të natyrës. Fotografi Aryeh Nirenberg kapi këto pamje nga dritarja e avionit, derisa po udhëtonte prej New York-ut për në Islandë.

 

 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com