Piskama e dites
Personi më i rrezikshëm është ai i cili dëgjon, mendon dhe vëzhgon.

- Bruce Lee

Kampusi i ri i Apple në Cupertino, quhet "Apple Park", i cili ishte planifikuar të hapet për të punësuarit në Prill 2017, por nuk është bërë ndonjë njoftim nga kompania gjatë këtij muaji dhe ne jemi në mes të muajit Maj.

 

Megjithatë, shumica e ndërtimit tashmë ka përfunduar mbi sipërfaqen prej 175 hektarëve, dhe duke ju falenderuar videograferit Matthew Roberts, mund ta shikoni procesin e ndërtimit të kampusit nga Qershori i vitit 2016 deri tani, në format të mirë - madje 4K rezolucion.

 

Roberst me kujdes kishte filmuar kampusin e ri të Apple gjatë vitit 2016, me dronin e tij Phantom 3 Pro, dhe në këtë video ka përmbledhur momentet më të bukura në 6 minuta video.

image

 

Diçka të tillë ende nuk kemi parë. Banorët e ndërtesës "Porsche Tower" në Miami, SHBA, kanë garazhat e tyre edhe në katin e 60.

 

Në Miami ka kohë që është përfunduar ndërtesa 60 katëshe me emrin "Porsche Tower", ku banorët e saj, të cilët shumica janë milionerë, mund të parkojnë veturat e tyre afër banesave.

 

"Lifti" që çon veturat lart quhet dezervator dhe është inteligjent. Vozitësi duhet vetëm ta parkoj veturën në platformën adekuate, të zgjedhë numrin e apartmentit që ka, dhe lifti automatikisht do ta transportoj atë në garazhë (në fakt, në dhomën për veturë).

 

Apartmentet e tilla kushtojnë prej 5 milionë USD e që shkojnë deri në 32 milionë USD për apartmente ku mund të parkohen 11 vetura.

 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com