Piskama e dites

"NJERËZIT ME PASION MUND TA NDRYSHOJNË BOTËN PËR TË MIRË."


- Steve Jobs

Dominic Graziano ka publikuar fotot e dhuratës së tij në "imgur", ku ka treguar se punon në kompaninë Sony qe 10 vite - degën e konzolës së mirënjohur PlayStation. 

image

"Më erdhi në një kuti me shumë kualitet." 

 

image

"Madje edhe vendosja e sfungjerëve është e bukur."

 

image

"Kjo është dhurata për mua"

 

image
image

 

"Kam patur përvojë të mirë këtu deri më tani. Sony është kompani shumë e mirë për të punuar. Kjo me gjasë nuk do të del në faqen ballore të faqes suaj, por unë po ndjehem krenar për këtë arritje sot." - Dominic Graziano.

image

 

Fotografi i njohur nga Los Angeles, Martin Murillo na e prezanton muzën e tij të re. Fjala është për modelen 20 vjeçare dhe senzacionin e rrjetave sociale Sommer Ray nga Denver, Colorado.

 

"Projekti nr.2 me verën Ray! Kemi bërë punë të mirë. Patëm qëllim të bëjmë foto bardh e zi me kontrast të madh, pamje të lagur dhe e realizuam kështu. Ky set është fotografuar me Nikon D5, i cili është më i miri bashkë me lensin 105mm 1.4f, që më dha këtë prapavijë të turbullt. Kam bërë edhe një videoklip gjatë fotografimit të Sommer, kështuqë kini vëmendjen. - Martin Murillo.

image
image
image
image
image
image
image
image
image

 

"Kur ne bëmë këtë fotoset, kërkuam diçka të brishtë me një prapavijë të pastër. Sfiga më e madhe për këtë projekt ishte distanca në mes modeles dhe dritës. Kemi përdor dritën natyrale." - fotografi Martin Murillo

image
image
image
image
image

 

Carolyn Hartz kishte heq dorë nga sheqeri para gati 30 vjetëve, atëherë kur ishte pothuajse e varur në sheqerka.

 

Ndërsa sot, 70 vjeçarja ka një trup në formë dhe ajo mendon se kjo është rezultat i mos konsumimit të sheqerit me ushqimet e saj të përditshme.

 

"S'kam konsumuar sheqer qe 28 vjet", ka thënë ajo për "Daily Mail".

 

"Në fillim ishte e vështirë sepse isha e varur në sheqer, por tash besoj se kjo është arsyeja kryesore që sot unë kam jetë të shëndetshme dhe trup në këtë formë."

image

 

Pra, si e arriti këtë?

 

"Për çdo shujt konsumoj proteina, sidomos në mëngjes. Kjo ndalon urinë. Të gjithë ne e dimë se metabolizmi ngadalsohet derisa ne mplakemi. Kjo do të thotë se varet nga ne që të marrim kontrollin dhe të marrim vendime të shëndetshme," ka thënë Carolyn.

 

Në vend të sheqerit ajo përdor ëmbëlsuesin e quajtur Xylitol - zëvendësim natyral i sheqerit, i cili mund të gjindet në manafera dhe në disa perime.

 

Vlenë të theksohet se Carolyn është themeluese e një kompanie ëmbëlsuesish, që sheqerin e ka me bazë natyrore.

image

 

Rëndësi të veçant Carolyn i jep edhe gjumit. Për formën e mirë fizike, ajo mendon se njeriut i nevojiten 8 orë gjumë të natës. Edhe sportet dhe ushtrimet fizike zënë vend të posaçëm në dietën e saj.

image

 

burimi: Metro.co.uk

 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com