Piskama e dites

"NJERËZIT ME PASION MUND TA NDRYSHOJNË BOTËN PËR TË MIRË."


- Steve Jobs

image

 

Sipas një studimi të ri, përdorimi i tepërt i mediave sociale mund të çojë në depresion.

 

Në një shkrim të revistës “Computers in Human Behavior”, hulumtues nga Qendra për Kërkime në Media, Teknologji dhe Shëndet, në universitetin e Pitsburgut thonë se "përdorimi i platformave të shumta është i lidhur më ngushtë me depresionin dhe ankthin në mesin e të rinjve."

 

Në mënyrë të veçantë, studiuesit zbuluan se njerëzit që përdorin nga 7 deri 11 platforma të mediave sociale kanë tre herë më shumë gjasa për t’u prekur nga depresioni dhe ankthi se sa ata që përdorin nga zero në dy platforma.

 

Këto rezultate ishin të njëjta edhe kur përkthehen në orët totale që përdoruesit kalojnë në mediat sociale.

 

"Kjo lidhje është mjaft e fortë saqë mjekët mund ta marrin në konsideratë duke i këshilluar pacientët e tyre me depresion dhe ankth se ky përdorim mund të jetë e lidhur me simptomat e tyre," thoti autori kryesor dhe mjeku Brian A. Primack. "Ndërsa ne nuk mund të themi nga ky studim nëse njerëzit me depresion dhe ankth kërkojnë përdorimin e platformave të shumëfishta apo në se përdorimi i platformave të shumta mund të çojë në depresion dhe ankth. Por në secilin rast rezultatet janë potencialisht të vlefshme."

 

Për këtë studim, hulumtuesit shqyrtuan rastet e 1,787 të rriturve amerikanë mes moshës 19 dhe 32 vjeçare, për të përcaktuar lidhjen mes përdorimit të mediave sociale dhe depresionit. Sondazhi u shtri në 11 faqe të mediave sociale, duke përfshirë Facebook, YouTube, Twitter, Snapchat, Pinterest, LinkedIn dhe të tjerë.

 

Ndërsa ata që përdorin mes 7 deri 11 prej këtyre platformave kanë tri-herë më shumë shanse për t'u prekur nga depresioni, Primack thotë se janë të nevojshme më shumë studime. /zeriamerikes.com

image

 

Teniserja e njohur Serena Williams është fejuar.

 

I fejuari i saj, Alexis Ohanian, bashkëthemelues i faqes online Reddit, e bëri lajmin publik në Facebook duke publikuar një postim origjinal të teniseres.

 

"Ajo tha po", shkroi ai.

 

 

Në postimin e saj në Reddit, Williams (35 vjeç) ka shkruar propozimin që i është bërë nga tash i fejuari: "Erdha në shtëpi. Pakëz vonë. Në të njejtën tavolinë ku ne të dy ishim njoftuar rastësisht. Kësaj radhe nuk ishte rastësi. Ishte zgjedhja e tij. I përkulur mbi njërin gju. Ai tha 4 fjalë. Dhe...unë thash po."

 

Çifti është në lidhje prej vitit të kaluar por nuk patën publikuar asgjë për njëri tjetrin në rrjetet sociale.

 

Ohanian (33 vjeç) kishte kthyer përgjigjje në postimin e Williams, duke thënë: "Dhe ti më bëre burrin më të lumtur në planet."

 

image

 

Williams ka postuar edhe një vizatim me karaktere të Reddit, me rastin e propozimit.

 

image

"Magic Vision Control" quhet sistemi i ri i zhvilluar nga Mercedes-Benz për pastrimin e xhamit të përparm të veturës, pa e shpërqëndruar vozitësin.

 

Uji rrjedh nga vrima të vogla të fshisës, pak milisekonda para se fshisa të veproj!

 

image

 

Silicon Valley në Kaliforni, e njohur si qendër globale e novacionit të teknologjisë së lartë, është edhe një shembull suksesi për imigrantët. Në vitin 2013, dy kompani të reja të themeluara nga imigrantë ishin mes të pesë kompanive më të mëdha në Silicon Valley për nga kapitali që mblodhën. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Saqib Ul Islam i hedh një vështrim suksesit që të sapoardhurit në Amerikë kanë gjetur në industrinë e teknologjisë.

 

Silicon Valley në Kaliforni ofron një platformë ku ëndrrat mund të kthehen në realitet. Për shumë imigrantë, ardhja në Amerikë është objektiv më vete. Të tjerët ëndërrojnë më shumë.

 

Qasar Younis është një shembull i tillë. Sot, ai është një nga drejtuesit e një prej firmave më të mëdha financiare në Silicon Valley, “Y Combinator”. Ai është rritur në një fshat të largët të provincës Punjab në Pakistan dhe thotë se e dinte se mund të arrinte sukses të madh në Silicon Valley:

 

"Mendoj se përveç Amerikës, Silicon Valley është një pjesë unike e përvojës sime. Më shumë se gjysma e kompanive në Silicon Valley janë themeluar nga imigrantët."

 

Younis, dikur pronar i një kompanie që e kishte themeluar vetë, tani është drejtues ekzekutiv i kompanisë “Y Combinator”, e cila ndihmon bizneset e reja.

 

Zoti Younis është një investitor i cili beson se kompanitë e reja do të kenë sukses dhe në këmbim të huazimit të parave në formë kredie ai merr një pjesë të pronësisë së kompanisë. Qasar Younis bër kalimin nga pronar i një kompanie të re në një kompani financiare, por një tjetër imigrant nga Pakistani, Dilawar Syed, bëri të kundërtën.

 

“Freshdesk”, një kompani me bazë në San Francisko, përmes sistemit “Cloud” të ruajtjes së të dhënave, ndihmon bizneset në menaxhimin e shërbimeve për konsumatorët. Presidenti i kompanisë, Dilawar Syed thotë se Silicon Valley ofron mundësi të mëdha për imigrantët:

 

"Mendoj se Sillicon Valley është unike sepse është një ekosistem i cili u ofron mundësi njerëzve të mësojnë, të përparojnë, të ndërmarrin projekte me rrezikshmëri të lartë, të dështojnë dhe pastaj në shumë raste të bëhen të suksesshëm në një mënyrë spektakolare."

 

Pra, cili është sekreti i Silicon Valley?

 

"Rreziko dhe mos ki frikë nga dështimi." - thotë Dilawar Syed, President i kompanisë “Freshdesk”.

 

"Së pari bëhu inxhinier, së dyti themelo kompaninë tënde në vend që të punosh për dikë tjetër."- thotë Qasar Younis, Shef Ekzekutiv i kompanisë “Y Combinator”.

 

Dy histori suksesi në Silicon Valley që shpresojnë të frymëzojnë brezin e ardhshëm të sipërmarrësve. /zeriamerikes.com

 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com