Piskama e dites

"Unë jam kafez, në kërkim të zogut."


- Franz Kafka

Ky hulumtim klinik është zhvilluar nga shkencëtarët më të shquar të Universitetit të Stanfordit. Njerëzit me paralizë mund të "shkruajnë" në kompjuter duke dhënë komanda nga truri i tyre.

 

image

 

Një ekip astronomësh ndërkombëtarë, që përdorën disa teleskopë tokësorë dhe të hapësirës, kanë zbuluar shtatë planete sa madhësia e Tokës në një sistem vetëm 40 vite drite larg.

 

Ujë, ujë kudo

 

Shtatë planetet, sipas një deklarate për shtyp, “kanë sasi të mëdha uji pak a shumë të ngjashme me Tokën."

 

Sipas shkencëtarëve, temperaturat në planetet “janë mjaftueshëm të ulta për të bërë të mundur ujin likuid në sipërfaqe..." ndërsa planetet janë një habitat i shkëlqyer.

 

Michael Gillon, i Institutit STAR në Universitetin Liège në Belgjikë, është autori drejtues i studimit. Gillon tha se është i entuziazmuar nga rezultatet. "Ky është një sistem i mrekullueshëm planetar – jo vetëm se zbuluam shumë planetë, por pasi ata janë të gjithë të ngjashëm me madhësinë e Tokës!"

 

Rezultatet e studimit janë publikuar në numrin e sotëm të revistës Nature.

 

Yje xhuxhë. Kush e dinte?

 

Planetet u zbuluan duke lëvizur në orbitën e një ylli të vogël të quajtur TRAPPIST-1.

 

Ai është i ngjashëm me një tjetër yll xhuxhr, Proxima Centauri, që është vetëm 4.2 vite larg nga Toka. Ai bëri lajm vitin e kaluar kur shkencëtarët zbuluan një planet të ngjashëm me Tokën, që e quajtën Proxima b, në orbitën e tij.

 

Këta planetë të ngjashëm me Tokën nuk janë çudi për Alan Boss, një astrofizikant që foli me Zërin e Amerikës rreth planetit Proxima b pak muaj më parë. Ai tha atëherë se mund të ketë deri në "1.2 habitate si Toka për secilin yll." /zeriamerikes.com

 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com