Piskama e dites

"NJERËZIT ME PASION MUND TA NDRYSHOJNË BOTËN PËR TË MIRË."


- Steve Jobs

image

 

Aplikacionet e telefonave inteligjentë Android përdorin dhe shkëmbejnë të dhënat personale të përdoruesve, thuhet në një studim të ri të realizuar nga Universiteti Virginia Tech.

 

Ky është studimi i parë për "komunikimin mes aplikacioneve dhe tregtisë së informacionit".

 

Studiuesit thonë se ka dy lloje kërcënimesh: viruset e llojit “malware” dhe aplikacionet të cilat përdorin bashkëpunimin mes tyre për të mbledhur të dhënat personale të përdoruesve. Në lidhje më këtë të fundi, ata thonë se nuk janë të sigurtë nëse kjo është bërë qëllimisht nga krijuesit e aplikacioneve.

 

Studimi përshkruan një skenar të rrjedhjes së informacionit, duke thënë, për shembull, se një aplikacion që shërben si elektrik dore mund të punojë me një aplikacion tjetër për të zbuluar informacione të përdoruesit, si listën e kontakteve apo vendndodhjen.

 

Ekipi i studiuesve në më shumë se tre vjet ka analizuar mbi 100.000 aplikacione nga Google Play, si dhe rreth 10.000 aplikacione të prekura nga viruse të llojit “malware”. /zeriamerikes.com

image

 

Dizajnuar nga Zaha Hadid Architects, zyrat e reja Diminion përbëhen nga një godinë shtatë katëshe që ngritet mbi çarkun Yuzhnoportovy të Moskvës, e cila në vete fsheh një ambient dramatik bardh e zi.

 

Godina, ndër të tjera, ofron hapësira pune për kompani të vogla në treg dhe të mesme.

image
image
image
image
image
image

Si do të realizohej Snapchati gjatë vitete të 90-a kur teknologjia e informacionit ishte ende në fillet e saj? Siç shihet në videon më poshtë, për realizimin e një 'snap-i' të vetëm do të ishte e nevojshme shumë kohë dhe mund.

 

image

 

Fusha e teknologjisë mund të jetë sfiduese dhe, që të jesh i mirëinformuar rreth teknologjisë së re, kjo mund të jetë e vështirë dhe e komplikuar. Por, është me rëndësi të mbajmë parasysh se qëllimi i saj është të lehtësojë jetën tonë dhe se gjithë kjo teknologji mund të shndërrohet në telajon e ëndrrave tona për të ardhmen. Zëri i Amerikës shqyrton disa nga idetë më të fundit të novacionit teknologjik.

 

Sa mirë do të ishte nëse një shërbim taksi pa shofer vjen të të shpëtojë nga trafiku.

 

“Mendojmë se duke kombinuar udhëtimin në ajër dhe tokë do ta shfrytëzojmë më mirë hapësirën e qyteteve tona”, thotë Mathias Thomsen, i firmës “Airbus Urban Air Mobility”.

 

Një kapsulë për rrugën, qiellin dhe shinat është ëndrra e kompanisë së dizenjimit të makinave “Italdesign”, që u paraqit në panairin e makinave të Gjenevës.

 

Dhe nëse ju duhet të dërgoni një email të shpejtë, apo një mesazh pa shtypur gërmat, ju ndihmon “Senstone”.

 

Është një varëse e vogël që mund ta mbani në qafë ose në kyç.

 

Vetëm e prek dhe i flet. Aplikacioni i saj përkthen në çast fjalët e folura në fjalë të shkruara dhe i transmeton nëpërmjet mesazhit apo email-it.

 

Projekti u financua nga një fushatë mbledhje fondesh dhe ekipi ideues ukrainas shpreson ta hedhë në treg paisjen në muajin korrik.

 

Dhe së fundi, një mënyrë e re për ta mbajtur biçikletën të sigurtë dhe për ta monitoruar nëpërmjet telefonit.

 

Paisja e quajtur “Bisecu” është dizenjuar nga një grup inxhinierësh koreanojugorë. Ajo montohet në rrotën e përparme dhe kyçet, ose hapet, nëpërmjet telefonit.

 

Nëse biçikleta lëvizet, aktivizohet një alarm dhe pronari njoftohet me mesazh.

 

Pajisja u prezantua këtë vit në Kongresin Botëror të Paisjeve të Lëvizshme, dhe mendohet të hyjë në treg gjatë këtij viti. /zeriamerikes.com

image

 

Viktimat e goditjeve në tru përballen shpesh me vite të tëra terapie fizike, nëse mund të gjejnë një terapist të kualifikuar. Tani, një shpikës portugez ka krijuar një program kompjuterik që jep terapi të një cilësie të lartë, të monitoruar prej së largu.

 

Alvaro është viktimë e goditjes në tru dhe po mëson të ecë përsëri. Ai ka qasje ndaj një terapie të cilësisë së lartë, përmes kompjuterit.

 

"Krijuam një terapi dixhitale që funksionon njësoj sikurse të të japë këshilla një terapist. Ne fillojmë duke analizuar, dixhitalizuar lëvizjet e pacientit që i përdorim si referencë për lëvizjet normale. Më pas e hedhim këto të dhëna në një tabletë ku terapisti dixhital jep këshilla për pacientin", thotë Virgilio Bento, i kompanisë "Sword System".

 

Ajo quhet SWORD, (bashkimi i shkronjave të fjalëve Stroke Wearable Operative Rehabilitation Device), dhe funksionon përmes përdorimit të sensorëve të lëvizjes që pacientët i vendosin në trupat e tyre.

 

Një program tablete që i drejton pacientët në stërvitjet e rehabilitimit dhe regjistron përparimin e tyre.

 

"Mes stërvitjeve ka gjithmonë një pushim të vogël që lejon rikuperimin dhe është nxitje kur në fund të çdo ushtrimi del rezultati, sa herë e bëre lëvizjen, sa medalje ke fituar, pra është si një farë loje që nuk e ndjen" , thotë Alvaro.

 

Krijuesit thonë se programi ndihmon në zgjidhjen e problemit të mungesës së terapistëve të kualifikuar, dhe lejon qasje ndaj terapisë në çdo kohë të ditës.

 

Shpikësi portugez po punon tani për një version amerikan të programit dhe po përgatitet ta hedhë atë në tregun amerikan. /zeriamerikes.com

 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com