Piskama e dites
"AS NË ËNDËRRAT E MIJA MË TË ÇMENDURA, NUK DO TA IMAGJINOJA NJË JETË MË TË MIRË"

- Hugh Hefner, 9 Prill 1926 - 27 Shtator 2017

Djemtë e njohur nga kanali i Youtube-s Gav dhe Dan kanë kaluar 4 orë duke kurdisur 1.000 kurthe minjësh, dhe pastaj 4 sekonda që të gjitha ato të gjuajnë! E tërë kjo, vetëm e vetëm që ne ta shijojmë këtë video në xhirim të ngadalsuar.

Kampusi i ri i Apple në Cupertino, quhet "Apple Park", i cili ishte planifikuar të hapet për të punësuarit në Prill 2017, por nuk është bërë ndonjë njoftim nga kompania gjatë këtij muaji dhe ne jemi në mes të muajit Maj.

 

Megjithatë, shumica e ndërtimit tashmë ka përfunduar mbi sipërfaqen prej 175 hektarëve, dhe duke ju falenderuar videograferit Matthew Roberts, mund ta shikoni procesin e ndërtimit të kampusit nga Qershori i vitit 2016 deri tani, në format të mirë - madje 4K rezolucion.

 

Roberst me kujdes kishte filmuar kampusin e ri të Apple gjatë vitit 2016, me dronin e tij Phantom 3 Pro, dhe në këtë video ka përmbledhur momentet më të bukura në 6 minuta video.

image

 

Diçka të tillë ende nuk kemi parë. Banorët e ndërtesës "Porsche Tower" në Miami, SHBA, kanë garazhat e tyre edhe në katin e 60.

 

Në Miami ka kohë që është përfunduar ndërtesa 60 katëshe me emrin "Porsche Tower", ku banorët e saj, të cilët shumica janë milionerë, mund të parkojnë veturat e tyre afër banesave.

 

"Lifti" që çon veturat lart quhet dezervator dhe është inteligjent. Vozitësi duhet vetëm ta parkoj veturën në platformën adekuate, të zgjedhë numrin e apartmentit që ka, dhe lifti automatikisht do ta transportoj atë në garazhë (në fakt, në dhomën për veturë).

 

Apartmentet e tilla kushtojnë prej 5 milionë USD e që shkojnë deri në 32 milionë USD për apartmente ku mund të parkohen 11 vetura.

image

 

Ndërtimi i një stadiumi sportiv modern mund të ketë ndikim të madh tek mjedisi. Përveç nevojës për një hapësirë të madhe, struktura kërkon sasi masive betoni dhe çeliku që mund të lënë një gjurmë gjigande të gazit karbonik në atmosferë. Një klub futbolli në Angli është duke ndërtuar stadiumin e tij të ri në mënyrë tradicionale, por për lëndë të parë përdor drurin, një material më rezistent dhe më miqësor ndaj mjedisit.

 

Forest Green Rovers është një ekip futbolli në Angli, i themeluar më shumë se një shekull më parë.

 

Presidenti i këtij klubi, Dale Vince është i vendosur të ruajë trashëgiminë e emrit të ekipit.

 

"Tani jemi në një pozitë që nuk arrihet lehtë: kemi dyfishuar numrin e tifozëve në vitet e fundit. Synojmë të kalojmë nga kategoria e pestë e futbollit anglez, ku jemi tani, në kategorinë e dytë të tij", thotë ai.

 

Për ta realizuar këtë synim, ata kanë nevojë për një stadium të ri, dhe Vince, i cili është njëkohësisht pronar i një kompanie të energjisë së gjelbër, të quajtur “Ecotricity”, ka bërë planimetrinë për një stadium të ri që ai thotë se do të ndërtohet me materiale të qëndrueshme.

 

"Mendoj se e veçanta e këtij stadiumi do të jetë përdorimi i drurit. Do të ketë përdorim minimal të betonit. Nëse i hedhim një vështrim sasisë së gazit serrë të çliruar nga ndërtimi i stadiumeve sportive, 75 për qind e tij shkaktohet nga materialet e ndërtimit, pra kostoja e ndërtimit nuk është një faktor në këtë aspekt. Druri është natyrisht një material më i qëndrueshëm, me nivel më të ulët të gazit karbonik. Pra, kjo është pikënisja jonë e vërtetë, aq sa mundemi ne do të përdorim materiale me nivel më të ulët gaz karbonik", thotë zoti Vince.

 

Stadiumi do të ketë një çati të tejdukshme për të pakësuar hijet, të hapur për erën, dhe me drita të teknologjisë LED.

 

"Ne po punojmë për të ardhmen e kompanisë 'Ecotricity' dhe ekipit 'Forest Green', dhe do të ndërtojmë diçka vërtetë të avancuar për nga planimetria dhe infrastruktura”, thotë zoti Vince.

 

Ndërtimi i stadiumit të ri do të fillojë në vitin 2018, si pjesë e një parku sportiv dhe teknologjik. Kostoja e ndërtimit do të jetë 100 milionë paunde. /zeriamerikes.com

image

 

Sony ka lancuar kamerën e re profesionale me emrin Alfa 9. Është kamerë me senzor "full frame" dhe pa pasqyrë. Kjo është kamera më e avancuar që prodhuezi japonez e ka prodhuar ndonjëherë. Alfa 9 është e pajisur me senzor full frame 24.2 megapixel. Shpejtësia maksimale e kamerës ka 1/32.000 sekonda. Auto-fokusi i Alfa 9 është zhvilluar mbi një teknologji të re e cila detekton 693 nivele të thellësisë.

 

Kamera e re Alfa 9 mund të xhiroj në formatin 4K deri në 120 fps.

 

Çmimi fillon prej 4.200€ për vetëm trupin e kamerës.

image
image
image
image
 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com