Piskama e dites

"NJERËZIT ME PASION MUND TA NDRYSHOJNË BOTËN PËR TË MIRË."


- Steve Jobs

image

 

Tiffany, miks nga Hungaria, Franca e Irlanda, kishte lindur dhe ishte rritur në Karolinën Jugore të SHBA-ve. Një nga pikat kulmore të karrierës së saj si modele ishte paraqitja për revistën 'Playboy'. Poashtu, ajo ka pozuar për një sërë brendesh si Seven Til Midnight, Shirley of Hollywood, Jvalentine e Elegant Moments. Është bashkëshorte e lumtur dhe në instagram ka hiç më pas se 1 milion ndjekës.

 

🌴🐚 @stevebitanga

A photo posted by Tiffany Toth (@tiffanytothxoxo) on

❤️🌴 @stevebitanga

A photo posted by Tiffany Toth (@tiffanytothxoxo) on

💚🐚🌴 @stevebitanga

A photo posted by Tiffany Toth (@tiffanytothxoxo) on

🌸🌹🌸

A photo posted by Tiffany Toth (@tiffanytothxoxo) on

image

 

Një grup arkitektësh nga Korea Jugore kanë zhvilluar këtë sistem të ri mbrojtës për të minimizuar impaktin e aksidenteve që ndogjin nëpër autostrada dhe rrugë të tjera të hapura.

 

Barrierat e reja janë të bëra nga cilindra plastik që sillen kur fillojnë të fërkohen, duke e absorbuar kështu përplasjen dhe duke e stabilizuar automjetin. Kjo redukton shpejtësinë dhe shanset e automjetit që të dal në krahun e kundërt të rrugës.

 

Fabrika franceze e gjalpit mbanë emrin "Jean-Yves Bordier Butter". Nikoçiri i emisionit "Mind of a Chef" ka vizituar fabrikën ku shumica e punëve janë punëdore dhe të gjitha elementet konsiderohen me kujdes.

 

Shitësit e ushqimit po pretendojnë të ulin përdorimin e plastikës duke hequr etiketat ngjitëse në pemë dhe perime, duke përdorur shënime laserike.

 

image

 

Largimi i etiketave tradicionale nga pemët dhe perimet do të bëjë kursime të mëdha në plastikë, energji dhe emetim të CO2.

 

Duke iu përgjigjur kërkesës së konsumatorëve për më pak paketime plastike, furnizuesi holandez i pemëve dhe perimeve 'Nature & More' dhe rrjeti i supermarketeve suedeze 'ICA', kanë bashkuar forcat për të zëvendësuar etiketat tradicionale prej plastike, me shënime laserike.

 

E ashtuquajtur si 'brendim natyral' kjo teknikë përdor dritë të fortë për të larguar pigmentin nga lëkura e frutave. Shënjimi është i padukshëm kur lëkura të hiqet dhe nuk afekton kualitetin e ngrënjes.

 

"Duke përdorë brendimin natyral në të gjitha avokadot organike që do të shesim për 1 vit, ne do të kursejmë 200km plastikë me gjërësi 30cm. Nuk është kursim aq i madh, megjithatë është e mirë për ambientin," tja Peter Hagg, menagjer biznesi në rrjetin e dyqaneve suedeze ICA.

 

image

 

burimi: theguardian.com

image

 

Sipas një studimi të ri, përdorimi i tepërt i mediave sociale mund të çojë në depresion.

 

Në një shkrim të revistës “Computers in Human Behavior”, hulumtues nga Qendra për Kërkime në Media, Teknologji dhe Shëndet, në universitetin e Pitsburgut thonë se "përdorimi i platformave të shumta është i lidhur më ngushtë me depresionin dhe ankthin në mesin e të rinjve."

 

Në mënyrë të veçantë, studiuesit zbuluan se njerëzit që përdorin nga 7 deri 11 platforma të mediave sociale kanë tre herë më shumë gjasa për t’u prekur nga depresioni dhe ankthi se sa ata që përdorin nga zero në dy platforma.

 

Këto rezultate ishin të njëjta edhe kur përkthehen në orët totale që përdoruesit kalojnë në mediat sociale.

 

"Kjo lidhje është mjaft e fortë saqë mjekët mund ta marrin në konsideratë duke i këshilluar pacientët e tyre me depresion dhe ankth se ky përdorim mund të jetë e lidhur me simptomat e tyre," thoti autori kryesor dhe mjeku Brian A. Primack. "Ndërsa ne nuk mund të themi nga ky studim nëse njerëzit me depresion dhe ankth kërkojnë përdorimin e platformave të shumëfishta apo në se përdorimi i platformave të shumta mund të çojë në depresion dhe ankth. Por në secilin rast rezultatet janë potencialisht të vlefshme."

 

Për këtë studim, hulumtuesit shqyrtuan rastet e 1,787 të rriturve amerikanë mes moshës 19 dhe 32 vjeçare, për të përcaktuar lidhjen mes përdorimit të mediave sociale dhe depresionit. Sondazhi u shtri në 11 faqe të mediave sociale, duke përfshirë Facebook, YouTube, Twitter, Snapchat, Pinterest, LinkedIn dhe të tjerë.

 

Ndërsa ata që përdorin mes 7 deri 11 prej këtyre platformave kanë tri-herë më shumë shanse për t'u prekur nga depresioni, Primack thotë se janë të nevojshme më shumë studime. /zeriamerikes.com

 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com