Piskama e dites

"Unë jam kafez, në kërkim të zogut."


- Franz Kafka

image

 

Kujdesi për formën trupore, siç duket do të jetë temë edhe për vitin 2017. Mbajtja e diciplinës për të vazhduar ushtrimet është një detyrë e vështirë por nuk është e pamundshme.

 

Le të ju shërbejnë këto transformime për motivime të mëtejme.

 

image
image image image image image image image image image image image image image image image image image image image image image image image
image

 

Viktimat e goditjeve në tru përballen shpesh me vite të tëra terapie fizike, nëse mund të gjejnë një terapist të kualifikuar. Tani, një shpikës portugez ka krijuar një program kompjuterik që jep terapi të një cilësie të lartë, të monitoruar prej së largu.

 

Alvaro është viktimë e goditjes në tru dhe po mëson të ecë përsëri. Ai ka qasje ndaj një terapie të cilësisë së lartë, përmes kompjuterit.

 

"Krijuam një terapi dixhitale që funksionon njësoj sikurse të të japë këshilla një terapist. Ne fillojmë duke analizuar, dixhitalizuar lëvizjet e pacientit që i përdorim si referencë për lëvizjet normale. Më pas e hedhim këto të dhëna në një tabletë ku terapisti dixhital jep këshilla për pacientin", thotë Virgilio Bento, i kompanisë "Sword System".

 

Ajo quhet SWORD, (bashkimi i shkronjave të fjalëve Stroke Wearable Operative Rehabilitation Device), dhe funksionon përmes përdorimit të sensorëve të lëvizjes që pacientët i vendosin në trupat e tyre.

 

Një program tablete që i drejton pacientët në stërvitjet e rehabilitimit dhe regjistron përparimin e tyre.

 

"Mes stërvitjeve ka gjithmonë një pushim të vogël që lejon rikuperimin dhe është nxitje kur në fund të çdo ushtrimi del rezultati, sa herë e bëre lëvizjen, sa medalje ke fituar, pra është si një farë loje që nuk e ndjen" , thotë Alvaro.

 

Krijuesit thonë se programi ndihmon në zgjidhjen e problemit të mungesës së terapistëve të kualifikuar, dhe lejon qasje ndaj terapisë në çdo kohë të ditës.

 

Shpikësi portugez po punon tani për një version amerikan të programit dhe po përgatitet ta hedhë atë në tregun amerikan. /zeriamerikes.com

image

 

Sa më shumë të reja zbulon shkenca për të jetuarit shëndetshëm, aq më shumë forcohet ideja se të jesh në formë, mendërisht e fizikisht, duhet të lëvizësh sa më shumë. Çka mund të jetë e vështirë në këto kohë kur shumë njerëz janë të detyruar të rrinë ulur në tryezën e punës gjatë gjithë ditës. Sipas një studim të kohëve të fundit, edhe nëse qëndron në karrige për një kohë të gjatë, pak orë ecje në javë do të mjaftonin për të qendruar në formë.

 

Shumë të punësuar në kohët e sotshme kalojnë një kohë të gjatë ulur. Ulur gjatë rrugës për në punë, pastaj gjatë vetë orarit të punës...Pastaj kur kthehen në shtëpi, përsëri ulen... përpara televizorit..Nuk ka pra asnjë dyshim se gjithë kjo kohë ulur sjell pasoja negative në shëndet.

 

Por një studim i fundit nga shkencëtarë në Britaninë e Madhe dhe Australi ka bërë disa zbulime interesante. Pikë së pari, jo të gjitha mënyrat e të qëndruarit ulur sjellin të njëjtat pasoja. Emmanuel Stamatakis është me Universitetin e Sidneit.

 

"Ajo çka jemi duke bërë teksa jemi ulur është e rëndësishme për studimin, sepse njerëzit thuajse kurrë nuk rrinë thjesht ulur, por janë duke bërë diçka tjetër në të njëjtën kohë. Ulen për të punuar, për të parë televizor, për t’i dhënë makinës dhe deri në njëfarë pike, ndikimi që ka të qëndruarit ulur te shëndeti varet edhe nga ajo çka jemi duke bërë paralelisht.”

 

Për shumë kohë është menduar se ka një lidhje midis të qëndruait ulur, pa u marrë me asgjë tjetër, dhe diabetit të tipit 2 apo kancerit. Por këto studime tregojnë se të qenit i shëndetshëm ka më tepër lidhje me atë që bën pas një dite të gjatë ulur në karrige.

 

"Stili i të jetuarit ka shumë elemente, nuk është vetëm “të qëndruarit ulur”. Për ata që merrem me aktivitet fizik madje, ky është ndoshta një detaj i dorës së dytë. Por nuk duhet të harrojmë se realiteti dëshmon se jo shumë njerëz janë fizikisht aktivë. Pjesa dërrmuese ushtrohet pak dhe është pak aktive."

 

Studimi doli në përfundimin se qoftë edhe pak minuta ushtrime në javë veprojnë si kundërpeshë ndaj të qëndruarit ulur gjithë ditën.

 

"Duhet të theksojmë se ata që morën pjesë në këtë studim ishin punonjës zyre shumë aktivë fizikisht, që bënin afërsisht 45 minuta ecje në ditë. Kjo është shumë dhe ndoshta është pikërisht ky nivel i lartë aktiviteti fizik që i ka mbrojtur ata nga diabeti. Në këto raste, të qëndruarit ulur për shumë kohë nuk përbën më një poblem shqetësues."

 

Grupi i shkencëtarëve doli pra në përfundimin se të ndejturit ulur nuk është problemi i vërtetë, por është mungesa e aktivitetit fizik ajo që vret përafërsisht pesë milionë njerëz në vit. Ndaj, nëse do që të mbrosh shëndetin, sigurohu të lëvizësh në ato momente kur nuk je i detyruar të rrish ulur. /zeriamerikes.com

image

 

Kampanja për linjën e re ka blogeret e njohura si Grace Victory dhe Danielle Vanier, modelet Pamola Elesser dhe Naomi Shimada dhe atleten amerikane Amanda Bingson.

 

Koleksioni i ri nga Nike për "plus-size" përfshinë veshje të shumta të madhësive 1X deri 3X.

 

Në konferencën për media, me rastin e lancimit të linjës së re, përfaqësues të brendit amerikan deklaruan se "madhësia s'ra rëndësi" andaj ata me këtë linjë të re po festojnë diverzitetin e bukurisë së trupit të femrës.

 

image

 

Helen Boucher, zëvendës presidente e NIKE për veshjet sportive për femra, tha se sot kjo linjë reflekton faktin se vajzat e reja duan të jenë të fuqishme. Ajo shtoi: "Dhe derisa fuqia duket ndryshe në secilën, është i qëndrueshëm fakti se sot fitnesi për stil jete për femrat...

 

"Përfundimisht, bukuria vjen në të gjitha foramt dhe madhësitë dhe të qenurit e bukur do të thotë të jeshë e fortë në jetë. Fuqia është e rëndësishme për ne, madhësia s'ka rëndësi", përfundoi ajo.

 

image
image

 

Megjithkëtë, Nike gjatë 10 viteve të fundit ka shitur veshëmbatje për femra në mbi-peshë. Me lancimin e linjës së re gama e produkteve për këtë kategori rritet zyrtarisht.

 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com