Piskama e dites
"AS NË ËNDËRRAT E MIJA MË TË ÇMENDURA, NUK DO TA IMAGJINOJA NJË JETË MË TË MIRË"

- Hugh Hefner, 9 Prill 1926 - 27 Shtator 2017
image

 

Carolyn Hartz kishte heq dorë nga sheqeri para gati 30 vjetëve, atëherë kur ishte pothuajse e varur në sheqerka.

 

Ndërsa sot, 70 vjeçarja ka një trup në formë dhe ajo mendon se kjo është rezultat i mos konsumimit të sheqerit me ushqimet e saj të përditshme.

 

"S'kam konsumuar sheqer qe 28 vjet", ka thënë ajo për "Daily Mail".

 

"Në fillim ishte e vështirë sepse isha e varur në sheqer, por tash besoj se kjo është arsyeja kryesore që sot unë kam jetë të shëndetshme dhe trup në këtë formë."

image

 

Pra, si e arriti këtë?

 

"Për çdo shujt konsumoj proteina, sidomos në mëngjes. Kjo ndalon urinë. Të gjithë ne e dimë se metabolizmi ngadalsohet derisa ne mplakemi. Kjo do të thotë se varet nga ne që të marrim kontrollin dhe të marrim vendime të shëndetshme," ka thënë Carolyn.

 

Në vend të sheqerit ajo përdor ëmbëlsuesin e quajtur Xylitol - zëvendësim natyral i sheqerit, i cili mund të gjindet në manafera dhe në disa perime.

 

Vlenë të theksohet se Carolyn është themeluese e një kompanie ëmbëlsuesish, që sheqerin e ka me bazë natyrore.

image

 

Rëndësi të veçant Carolyn i jep edhe gjumit. Për formën e mirë fizike, ajo mendon se njeriut i nevojiten 8 orë gjumë të natës. Edhe sportet dhe ushtrimet fizike zënë vend të posaçëm në dietën e saj.

image

 

burimi: Metro.co.uk

Të Shtunen, 164 vrapues nga 9 shtete garuan kundër njëri tjetrit për të arritur majen e kërcimit me ski në Planica të Sllovenisë.

 

Vrapimi 400 metërsh më i vështiri u fitua nga turku Arslan Ahmet (5:02:53) dhe nga austriakja Teresa Stadlober në kategorinë e femrave.

image

 

Motrat e nderit Christine Meeusen (djathtas) dhe India Delgado tymosin bar afër Merced, California. Ato dhe shumë të tjera, e rrisin dhe kultivojnë bimët e tyre të kanabisit. Motrat besojnë se bima ka veti të përmirësimit të shëndetit dhe mirëqenies.

 

Motra India Delgado deklaroi "Grupi jonë ka pasur shitje mbi 750.000 $ në vitin e kaluar, duke e bërë atë vit si më të suksesshmin prej se grupi filloi kultivimin e bimës në vitin 2015.

image
image
image

 

foto: Reuters

image

 

Modelja dhe instruktorja e fitnesit Haley Poston tërheqë klientelën saj përmes faqes online të palestrës "Barry's Bootcamp" që gjindet në Nashville, SHBA. Fotoseti i saj i ri mbanë emrin "Mbajtja e Sekreteve", ndërsa fotot janë realizuar nga Martin Murillo.

image
image image image image image image image

Fabrika gjindet në Brooklyn të New York-ut dhe ka emrin "SIMS Materials Recovery Facility", që kryen operacione të avancuara reciklimi duke përdor teknologjinë automatike për ndarjen e metalit, qelqit dhe plastikës duke u bazuar në peshën, madhësinë, formën dhe madje edhe strukturën molekulare.

 

SIMS është një ndër fabrikat më të avancuara të reciklimit në botë.

 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com