Piskama e dites
Personi më i rrezikshëm është ai i cili dëgjon, mendon dhe vëzhgon.

- Bruce Lee

Gjatë një ceremonie të organizuar në Qendrën Kombëtare të Artit në Tokio, për të shënuar 50 vjetorin e brendit në tregun japonez, prodhuesi italian i automobilave ka prezantuar serinë e limituar të modelit Ferrari J50.

 

Vetura J50 ka dy karrige, ndërsa dizajni është i bazuar në modelet e viteve '70 dhe '80. I krijuar nga departamenti i Projekteve Speciale të Ferrarit dhe dizajnuar nga ekipi i Qendrës së Stajllingut të Ferrarit në Maranello, vetëm 10 vetura J50 do të prodhohen. Dhe në traditën 'fuori serie'Ferrarit, secila veturë do të përshtatet me kërkesat e konsumatorit.

 

J50 ka motorr të veçant me 3.9litra V8, i cili fitoi çmimin e parë si Motorri Ndërkombëtar i Vitit.

 

image
image
image
image

Tesla ka postuar këtë demo e cila tregon se si duket vozitja autonome në rrugët e qytetit. Derisa vetura është në lëvizje, kamerat dhe senzorët e saj detektojnë një numër të madh objektesh për çdo moment si: vijat e rrugës, shenjat e trafikut, dritat, këmbësorët dhe veturat e tjera.

 

Personi që është prapa timonit nuk bën gjë, vetëm gjindet aty për shkaqe ligjore.

 

image

 

Me një video të shkurtër promovuese, kompania Mercedes-Benz ka paralajmëruar për modelin e ri i cili u zbulua para publikut dje në një auto-shtëpi në Los Angeles, SHBA. Superluksozi Mercedes-Benz Maybach S 650 është i bazuar në modelin S Cabriolet.

 

image

 

Motorri veçohet për vëllim 6 litra turbo me 12 cilindra. Ajo që bie në sy më shumë është enterieri i veturës.

 

Materialet janë ekskluzive, ndërsa luksi do të jetë i nivelit më të lartë të mundshëm. Ky model do të jetë i gatshëm vetëm për blerësit e zgjedhur pasi vetëm 300 të tillë janë prodhuar.

 

 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com