Piskama e dites

"NJERËZIT ME PASION MUND TA NDRYSHOJNË BOTËN PËR TË MIRË."


- Steve Jobs

Seria e njohur për botën e motokrosëve kthehet këtë vit me MOTO 8. Edhe kësaj radhe, në seri marrin pjesë vozitësit më të mirë të botës në një film epik me lokacione të jashtzakonshme!

 

image

 

Herën e fundit që Land Rover kishte modeluar SUV-in Discovery ishte viti 2004. Në panairin "Paris Motor Show" që filloi me 1 Tetor, brendi britanez solli gjeneratën e re të Discovery. Përveç që duket bukur, vetura ofron edhe shumëçka tjetër. Interieri mund të akomodoj 7 persona dhe ulëset mund të rregullohen përmes telefonit.

 

Çmimi i Land Rover Discovery të ri do të jetë rreth 57.000€.

 

image
image
image
image
image
image

 

Mercedes-Benz sapo ka bërë lëvizjen e madhe për t'u ballafaquar me veturat elektrike amerikane Tesla.

 

Prodhuesi gjerman ka shpalosur konceptin e SUV-it të ri elektrik të Enjten në "Paris Motor Show". Me një çmim të konkurueshëm dhe potencial të madh, vetura do të bëhet konkurent i madh në botën e veturave elektrike.

 

image

 

Versioni final i këtij SUV-i pritet të jetë prezent në rrugë në vitin 2019, tha Dieter Zetsche - shef i divizionit të veturave në Mercedes-Benz, në një event të organizuar në "Paris Motor Show". Mercedesi e quajti SUV-in e sapoprezantuar si "veturë-koncept e përafërt me versionin final."

 

image

 

Vetura do të bije në brezin e çmimit si të GLC Crossover, që fillon prej 35.000€. Ky është një çmim konkurues sa i përket një SUV-i elektrik.

 

Interieri vjen me një ekran masiv 24 inç i cili tregon shpejtësinë, largësinë, të dhëna mbi vozitjen dhe informacion navigues. Edhe timoni ofron kontrolle me prekje.

 

image

 

Vetura është pjesë e përpjekjeve të Mercedesit për të zgjeruar ofertat për vetura elektrike. Shefi i zhvillimit të profukteve në Daimler, Thomas Weber, pati thënë në muajin Maj se Mercedes-Benz synon të sjell edhe katër vetura elektrike deri në vitin 2020.

image
image

 

Vetëm 20 supervetura të këtij modeli janë prodhuar nga Lamborghini. 20 Centenario Roadster janë prodhuar për nderë të ditëlindjes së 100 të Ferruccio Lamborghinit. Ferrucio ishte themelues i brendit Lamborghini dhe kishte vdekur në vitin 1993.

 

Ky model ka motorr 6.5 litra V12 që jep 759 kuajfuqi me shpejtësinë maksimale 350km/h. Vetura është e pajisur me platformën CarPlay nga Apple.

 

Të gjitha 20 njësitë tashmë janë shitur edhe pse çmimi ishte ekstra i lartë - 2.000.000€.

 

image
image
image
image
image

 

Jeremy Clarkson, Richard Hammond dhe James May kthehen së bashku pas braktisjes së "Top Gear", dhe na tregojne disa nga lokacionet dhe veturat që do të marrin pjesë në sezonën e parë të emisionit të ri "The Grand Tour". Episodat do të transmetohen për çdo javë duke filluar nga 18 Nëntor 2016, në Amazon Prime Video.

 

 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com