Piskama e dites
Personi më i rrezikshëm është ai i cili dëgjon, mendon dhe vëzhgon.

- Bruce Lee

Në garën Moto 3 për Çmimin e Madh në Francë, ishte një moment kur në një pjesë të pistës rrodhi vaj dhe kjo u kushtoi disa garuesëve!

Një burrë nga New Jersey, SHBA, po mundohej t'i bënte foto të bukura veturës së tij të re Land Rover Discovery në plazh, njofton "New York Post". Vozitësi u befasua kur vetura iu bllokua në rërën e plazhit, dhe madje me dëshpërim mundohet të largoj ujin e oqeanit dhe rërën me një lopatë të vogël.

 

U desh intervenimi i policisë që të nxirrej vetura prej atje, ndërsa shoferi nuk u dënua pasi posedonte një leje të veçantë peshkimi që i mundësonte vozitje deri në plazh.

 

image

 

Vetura e një miliontë nga Porsche ka dalë nga linja e prodhimit në Zuffeunhausen, me një ngjyrë të veçantë "irish green", dhe me disa veçori të përbashkëta si nga modeli origjinal i vitit 1963. I bazuar në versionin 911 Carrera S, vetura e 1 miliontë ka 414 kuajfuqi me turbo të integruar në motorr.

image

 

Dr. Wolgang Porsche, kryetar i bordit të Porsche AG, ishte pjesë e zhvillimit të modelit 911 prej tash e 54 vjetësh: "54 vite më parë, pata mundësinë që bashkë me babain tim ta shijoj autostradën afër Alpeve. Ndjenja e të qenurit në një model 911 është po aq e bukur sa që është edhe sot. Kjo për shkakun se 911 ka siguruar që vlerat e veturës nga brendi jonë të jenë po aq vizionare sa janë edhe sot."

image
image image image image

 

*Të gjitha fotot janë dhe i takojnë Porsche.com

 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com