Piskama e dites
"AS NË ËNDËRRAT E MIJA MË TË ÇMENDURA, NUK DO TA IMAGJINOJA NJË JETË MË TË MIRË"

- Hugh Hefner, 9 Prill 1926 - 27 Shtator 2017
image

 

Premier League momentalisht ka në vete disa nga njerëzit më të pasur të botës. Duke filluar nga pronari i Manchester Cityt - sheikut Mansour, e deri tek pronari i Leicester Cityt Vichai Srivaddhanaprabha.

 

Për sheikun Mansour raportohet të ketë pasuri mbi 22 miliardë €, por askush nga Premier League nuk i afrohet pronarit të Facebook-ut! Mark Zuckerberg, fshehtas është i përfshirë në një kompani investuese të quajtur "Iconiq Capital".

 

Iconiq Capital menagjon pasurinë e disa miliarderëve nga e ashtuquajtura Lugina e Silikonit, përfshirë këtu edhe miliarderin Zuckerberg. Ata kanë zhvilluar disa takime me një investim të mundshëm në ekipin anglez Tottenham Hotspur.

 

"The Times" raporton se investimi kapë shumën e 1.13 miliardë €, por pronari i Tottenham Joe Lewis po kërkon 2.26 miliardë € për klubin.

image

 

Sipas raportimeve, Iconiq fillimisht ka bërë ofertë në vlerë prej 997 miliënë €, të cilëm e ka refuzuar klubi.

 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com