Piskama e dites
Personi më i rrezikshëm është ai i cili dëgjon, mendon dhe vëzhgon.

- Bruce Lee
image

 

Carolyn Hartz kishte heq dorë nga sheqeri para gati 30 vjetëve, atëherë kur ishte pothuajse e varur në sheqerka.

 

Ndërsa sot, 70 vjeçarja ka një trup në formë dhe ajo mendon se kjo është rezultat i mos konsumimit të sheqerit me ushqimet e saj të përditshme.

 

"S'kam konsumuar sheqer qe 28 vjet", ka thënë ajo për "Daily Mail".

 

"Në fillim ishte e vështirë sepse isha e varur në sheqer, por tash besoj se kjo është arsyeja kryesore që sot unë kam jetë të shëndetshme dhe trup në këtë formë."

image

 

Pra, si e arriti këtë?

 

"Për çdo shujt konsumoj proteina, sidomos në mëngjes. Kjo ndalon urinë. Të gjithë ne e dimë se metabolizmi ngadalsohet derisa ne mplakemi. Kjo do të thotë se varet nga ne që të marrim kontrollin dhe të marrim vendime të shëndetshme," ka thënë Carolyn.

 

Në vend të sheqerit ajo përdor ëmbëlsuesin e quajtur Xylitol - zëvendësim natyral i sheqerit, i cili mund të gjindet në manafera dhe në disa perime.

 

Vlenë të theksohet se Carolyn është themeluese e një kompanie ëmbëlsuesish, që sheqerin e ka me bazë natyrore.

image

 

Rëndësi të veçant Carolyn i jep edhe gjumit. Për formën e mirë fizike, ajo mendon se njeriut i nevojiten 8 orë gjumë të natës. Edhe sportet dhe ushtrimet fizike zënë vend të posaçëm në dietën e saj.

image

 

burimi: Metro.co.uk

 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com