Piskama e dites

"DHIMBJA FORMËSON FEMRËN NË LUFTËTARE."


- R. H. Sin

image

 

Aplikacionet e telefonave inteligjentë Android përdorin dhe shkëmbejnë të dhënat personale të përdoruesve, thuhet në një studim të ri të realizuar nga Universiteti Virginia Tech.

 

Ky është studimi i parë për "komunikimin mes aplikacioneve dhe tregtisë së informacionit".

 

Studiuesit thonë se ka dy lloje kërcënimesh: viruset e llojit “malware” dhe aplikacionet të cilat përdorin bashkëpunimin mes tyre për të mbledhur të dhënat personale të përdoruesve. Në lidhje më këtë të fundi, ata thonë se nuk janë të sigurtë nëse kjo është bërë qëllimisht nga krijuesit e aplikacioneve.

 

Studimi përshkruan një skenar të rrjedhjes së informacionit, duke thënë, për shembull, se një aplikacion që shërben si elektrik dore mund të punojë me një aplikacion tjetër për të zbuluar informacione të përdoruesit, si listën e kontakteve apo vendndodhjen.

 

Ekipi i studiuesve në më shumë se tre vjet ka analizuar mbi 100.000 aplikacione nga Google Play, si dhe rreth 10.000 aplikacione të prekura nga viruse të llojit “malware”. /zeriamerikes.com

Djaloshi nga kanali i Youtube, që u bë i famshëm përmes publikimit të videove ku shkatërrohen objekte nga hidrauliku, na e sjell këtë formë të re të shtypjes, me pamje 360 shkallëshe. 320 ton fuqi aplikohet mbi objektet e testuara në video.

 

image

 

Dizajnuar nga Zaha Hadid Architects, zyrat e reja Diminion përbëhen nga një godinë shtatë katëshe që ngritet mbi çarkun Yuzhnoportovy të Moskvës, e cila në vete fsheh një ambient dramatik bardh e zi.

 

Godina, ndër të tjera, ofron hapësira pune për kompani të vogla në treg dhe të mesme.

image
image
image
image
image
image
 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com