Piskama e dites
Personi më i rrezikshëm është ai i cili dëgjon, mendon dhe vëzhgon.

- Bruce Lee

"Gjyshe - asgjë s'është më e madhërishme se ti. Urime 100 vjetori! Falemnderit për sheqerkat "Werther's Originals". Falemnderit për këshillat. Këtu jam për ty. Me dashni, Beni." - Benjamin Hammond Haggerty, aka Maclemore, për këngën e re kushtuar gjyshes.

image

 

Të Enjten, Gigi Hadid dhe i dashuri i saj Zayn Malik morën tërë vëmendjen e tinejxherëve duke pozuar së bashku për ballinën e revistës Vogue, edicioni i muajit Gusht.

 

Supermodelja e rritur në Los Angeles, dukej elegant derisa këngëtari Malik po i puthte faqen.

 

Nuk vonoi shumë dhe Hadid publikoi një foto në Instagram dhe shkruajti:

 

"Përherë do të jetë nderë të jem në ballinën e @voguemagazine...por kësaj radhe u ndjeva ekstra-mirë dhe krenare që qëndrova pranë @zayn tim!!" Ajo vendosi një zemër para emrit të tij.

 

image
image
image

 

Premier League momentalisht ka në vete disa nga njerëzit më të pasur të botës. Duke filluar nga pronari i Manchester Cityt - sheikut Mansour, e deri tek pronari i Leicester Cityt Vichai Srivaddhanaprabha.

 

Për sheikun Mansour raportohet të ketë pasuri mbi 22 miliardë €, por askush nga Premier League nuk i afrohet pronarit të Facebook-ut! Mark Zuckerberg, fshehtas është i përfshirë në një kompani investuese të quajtur "Iconiq Capital".

 

Iconiq Capital menagjon pasurinë e disa miliarderëve nga e ashtuquajtura Lugina e Silikonit, përfshirë këtu edhe miliarderin Zuckerberg. Ata kanë zhvilluar disa takime me një investim të mundshëm në ekipin anglez Tottenham Hotspur.

 

"The Times" raporton se investimi kapë shumën e 1.13 miliardë €, por pronari i Tottenham Joe Lewis po kërkon 2.26 miliardë € për klubin.

image

 

Sipas raportimeve, Iconiq fillimisht ka bërë ofertë në vlerë prej 997 miliënë €, të cilëm e ka refuzuar klubi.

 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com