Piskama e dites

"Unë jam kafez, në kërkim të zogut."


- Franz Kafka

Djemtë e njohur nga kanali i Youtube-s Gav dhe Dan kanë kaluar 4 orë duke kurdisur 1.000 kurthe minjësh, dhe pastaj 4 sekonda që të gjitha ato të gjuajnë! E tërë kjo, vetëm e vetëm që ne ta shijojmë këtë video në xhirim të ngadalsuar.

Kampusi i ri i Apple në Cupertino, quhet "Apple Park", i cili ishte planifikuar të hapet për të punësuarit në Prill 2017, por nuk është bërë ndonjë njoftim nga kompania gjatë këtij muaji dhe ne jemi në mes të muajit Maj.

 

Megjithatë, shumica e ndërtimit tashmë ka përfunduar mbi sipërfaqen prej 175 hektarëve, dhe duke ju falenderuar videograferit Matthew Roberts, mund ta shikoni procesin e ndërtimit të kampusit nga Qershori i vitit 2016 deri tani, në format të mirë - madje 4K rezolucion.

 

Roberst me kujdes kishte filmuar kampusin e ri të Apple gjatë vitit 2016, me dronin e tij Phantom 3 Pro, dhe në këtë video ka përmbledhur momentet më të bukura në 6 minuta video.

Një përdorues i faqes Reddit, gjerman me gjasë, ka publikuar këtë foto të gazetës "Der Tagesspiegel", ku në ballinë është presidenti amerikan Donald Trump.

image
 

© 2012 - 2017 Piskama.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
www.fatcow.com